Futboll

Fitorja 7-1 ndaj Brazilit në Botëror/ Ilkay Gundogan: S’u besoja syve

Mesfushori i Manchester City, i cili nuk ishte në fushë me Gjermaninë në atë gjysmëfinale historike të Botërorit të 4 viteve më parë ndaj Brazilit, ka deklaruar për mediat: “E ndoqa fitoren 7-1 në kampin stërvitor të Borussia Dortmund.

Ishim ulur para televizorit dhe nuk po u besonim syve, – thotë Gündogan. – E kuptoj që zhgënjimi ishte shumë i madh për Brazilin, por skuadra aktuale nuk mund të krahasohet me atë 4 viteve më parë. Do të jetë një test i nivelit të lartë. Për mendimin tim Brazili është favorit për të fituar Botërorin”.

Më tej mesfushori thekson: “Rezultati i asaj ndeshjeje nuk ka më rëndësi tani për ne. Lojtarët e Brazilit luajnë në klubet më të mëdha dhe janë të mësuar me presionin. Kjo është arsyeja që e bën Brazilin të jetë ajo skuadër e madhe që ne të gjithë njohim”.

Por edhe kombëtarja gjermane ka pasur shumë ndryshime dhe është përmirësuar gjatë 4 viteve të fundit me afrimin e talenteve si Leroy Sané. “Kam pasur një përmirësim të dukshëm këtë sezon, ndihem në formë shumë të mirë. Kam bërë paraqitje mjaft të mirë me klubin dhe shpresoj të tregoj të njëjtën gjë edhe me kombëtaren”, – shprehet Gündogan. Sakaq, Jogi shpreson që ndaj Brazilit nesër të marrë fitoren e radhës.

Related posts

SPEKTAKËL DHE POLEMIKA/ “Los Blancos” fiton derbin me Atleticon dhe shkruan historinë në “Wanda Metropolitano”

Delo.autor

PSG ËNDËRRON TË AFROJË CR7 NË PARIS/ Leonardo del hapur: I kemi paratë për Ronaldon

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Pas një aksioni perfekt, Miranchuk zhbllokon sfidën për Atalantën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment