Të tjera

Mbreti Federer merr një vendim që mërzit fansat

Mbreti i tenisit, Roger Federer ka vendosur që të ndalet për pak. Një humbje e papritur, një rënie e dukshme e cilësisë në debutimin e tij nën Miami kundër rivalit të tij Thanasi Kokkinakis, i kushtoi tenistit zviceran eliminimin në debutim dhe kreun e klasifikimit botëror. Tani numri 1 është sërish Rafa Nadal.

Duke e parë këtë lodhje, Federer lajmëroi se ai do të ndalet për pak. Ai pritet që të rikthehet në qershor në Shtutgard, si një parapërgatitje për Wimbledon-in.

“Ndeshja me Kokkinakis nuk e luajta sepse nuk u ndjeva mirë, lëvizjet e mia nuk funksiononin. Nuk po arrija dot të paraqitesha mirë. Do të kem kohën që ta kuptoj përse. E kalova sfidën duke u përpjekur që të rogjeja lojën time, por nuk ia dola dot.

Më pas, ai dha lajmërimin: “Kam vendosur që nuk do të luaj ën dhe. Fola me stafin tim dhe vendosëm që më lehtë për mua është që të luajë në dy terrene nga tre, hë për hë.

Do të më pëlqente ende që të luaja sa më gjatë që të jetë e mundur dhe nisur nga kjo nuk mendojmë të luajmë në dhe të kuq. Dua të bëj pak pushim e të stërvitem për t’u rikthyer në formë në fazën e dytë të sezonit. Kokkinakis? E njoh mirë, jemi stërvitur baskë në Dubai disa herë,kemi punuar shumë. Gjithnjë më ka pëlqyer stili i tij i lojës, jam i lumtur për të. Ky është rezultat me rëndësi në karrierën e tij”, deklaroi Federer pas përfundimit të takimit.

Related posts

FSHF bën ‘të veçantë’ ditëlindjen e djaloshit nga Shkodra

Q.Autor

FORMULA 1/ Shefi i Ferrarit: Kemi prekur fundin, Leclerc është një djalosh që ka nevojë të rritet

Delo.autor

MOTO GP/ U hodh nga motori pasi iu këputën frenat, Piloti: Me fat që jam gjallë

Delo.autor

Leave a Comment