Futboll Seria A Sport

“AI ËSHTË NJË LUAN…”/ Pioli jep lajmin e madh për Ibrahimovic

Pas fitores kundër Romës vjen një tjetër lajm i shkëlqyeshëm për Milanin, i cili në Ferrara pothuajse me siguri mund t’i besojë Zlatan Ibrahimovic, të paktën për stolin. Këtë e konfirmon Stefano Pioli, i cili foli në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes kundër SPAL. “Psikologjikisht ai është mirë, si gjithmonë. , ai është një luan i drejtuar gjithmonë nga motivimi dhe vendosmëria. Dje u stërvit me ritmin e duhur. Nëse sonte do të jetë i njëjti, Ibra do të grumbullohet për ndeshjen e nesërme kundër Spal”.

Suedezi ishte lënduar pak para rifillimit të Serie A, ndaj humbi ndeshjet kundër Lecce  dhe Romës, por tani duket se është i gatshëm të vihet në dispozicion të kuqezinjve për fazën finale të një sezoni të zjarrtë. Pioli më pas u përqendrua në rëndësinë e pesë zëvendësimeve dhe ndikimin e shkëlqyeshëm të Paqueta kundër Romës: Do të jetë normale të bëjmë ndryshime në formacion. Unë nuk mund të mendoj se e njëjta 11-she do të zbresë gjithmonë në fushë. Periudha e komplikuar fillon tani.

Ne po luajmë shpesh, ndaj duhet të mësohemi me ndryshimet në formacion dhe zëvendësimet gjatë ndeshjeve. Unë dua një ekip të përgatitur mendërisht, kështu që mund të bëj disa zëvendësime. Saelemaekers? Më pëlqen mentaliteti i tij. Nuk ka rëndësi roli, ai është fleksibël, dinamik, teknik. Duhet të përpiqet të jetë më pak frenetik në zgjedhjet gjatë lojës, më i kthjellët, por është i ri dhe ka kohë për t’u përmirësuar më tej”.

Në fund, trajneri i kuqezinjve lëvdoi Calhanoglu dhe Rebic, të dy protagonistë në ndeshjet e fundit: “Hakan është një lojtar i shkëlqyeshëm. Unë po e stimuloj, sepse është vendimtar në rezultatin përfundimtar. Ai ka gjithçka; di si të lëvizë, është zemërgjerë, ka cilësi, ka goditje potente. Është momenti i tij. Rebic? Të parashikoje se mund të ishte aq vendimtar, edhe me gola, nuk ishte e lehtë, por Ante e ka merituar një vend në formacion. Jam shumë i lumtur me shfaqjet dhe qëndrimin e tij. Ai ka punuar dhe tani po korr rezultatet. Ky është mentaliteti i duhur”.

Related posts

SFIDA NDAJ LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Vjen lajmi i madh për “Los Blancos” nga qeveria spanjolle

Delo.autor

Shkëlqeu me Marseille/ Bayerni, Tottenhami dhe Atletiko në garë për francezin

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Franca i shkakton “TËRMET 8 BALLË” Kazakistanit dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

Leave a Comment