Boks

Floyd Mayweather në UFC, mendon për sfidën e radhës ndaj McGregor

Pas muajsh spekulimesh, Floyd Mayweather ka lëshuar “bombën”. Ish-boksieri ka thënë për “TMZ” se në moshën 41-vjeçare ka ndërmend që të kalojë në Artet Marciale të Përziera.

“E kam seriozisht me këtë gjë”, ka deklaruar boksieri me rekordin më të mirë në histori.

Trajneri i Floyd do të jetë kampioni aktual i peshës së lehtë në UFC, Tyron Woodley.

“Mund të luftoj në UFC. Kam teknikë të mirë luftimi. Nga 1 në 10, i jap vetes notën 7. Me punë mund të arrij në 9. Me grushtat jam shkëlqyeshëm, por me këmbët duhet të punoj shumë në stërvitje. Më duhen 6-8 muaj stërvitje”, shtoi Mayweather, i cili në UFC mund të përballet sërish me McGregor, të cilin e mundi në boks gushtin e vitit të kaluar.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Momente dramatike pas ndeshjes së Markut, boksieri përfundon në oksigjen (VIDEO)

Delo.autor

Dështon sfida me Wilder, Joshua pranë marrëveshjes me Povetkin

Sadik.Autor

Shtyhet ndeshja e boksit mes Joe Saunders me Martin Murray

Sadik.Autor

Leave a Comment