Boks

Floyd Mayweather: Stërvitja për UFC do të fillojë së shpejti

E ka seriozisht Floyd Mayweather futjen në oktagon? Intervista e tij e fundit jep një dritë jeshile për debutimin e tij në UFC brenda vitit.

Në javët e fundit është përfolur për një përfshirje të tijën në UFC, pas ndeshjes së boksit me Conor McGregor gushtin e kaluar.

Kampioni aktual i peshës welter në UFC Tyron Woodley ka ofruar të trajnojë Mayweather nëse ai do të merrte përsipër të konkurronte në MMA.

“Do të filloj stërvitjen së shpejti,” është shprehur Mayweather. “Jam pasur kontakte me Woodley, por akoma nuk e kemi filluar stërvitjen.

“Do të më duhen rreth 6-8 muaj që unë të bëhem gati për të debutuar në UFC pasi dua të sigurohem që të jem gati 100%.

“Nuk jam aq keq në mundje sa mendojnë të tjerët. Mendoj se jam në një nivel mbi mesatare. Në boks dihet që jam më i miri ndërsa kick-boks ka më shumë nevojë për t’u përmirësuar.

“Akoma nuk kemi sqaruar shifrat por nëse numrat janë në rregull atëherë unë do të luftoj në UFC.”

Related posts

E BUJSHME/ Sulmohet me armë zjarri dhe dorezë të hekurt ish-boksieri shqiptar

Delo.autor

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Tyson Fury është mbreti i ri në boks, mposht Wilder

Delo.autor

PASI SHKATËRROI SLLOVAKUN/ Florian Marku zbulon “prenë” e radhës, ja kur do të luhet

Delo.autor

Leave a Comment