Futboll Sport

Simeone shpreson që Griezmann të rri në Atletico Madrid

Sulmuesi Antoine Griezman vazhdimisht është përfolur nga mediat se ky do të jetë sezoni i tij në Madrid.
Por, trajneri i Atletico Madridit ende beson se ai do ta bind francezin për të qëndruar edhe për disa sezone në Atletico.

Diego Simeone shpreson që këto ditë t’i provohet Antoine Griezmann se pse ai duhet të rrijë në klub.

“Ky vit ka qenë i parregullt sepse ai nuk ka pasur vazhdimësi të cilën e gjeti vetëm në dhjetor të fazës së parë”, tha trajneri i Atleti në konferencën për shtyp të mërkurën.

“Lojtari është shumë më i mirë ditë pas dite, numrat flasin vetvetiu, ato janë shifra mahnitës. Nuk dyshojë se edhe arritja e Costa’s ka bërë që ai të rritet edhe më shumë në skuadër. Griezmann ka nevojë për një skuadër që di ta mbaj topin”.

“Ne shpresojnë në me të mirën për Griezmann. Shpresojë që ai të rri dhe ta bëj këtë skuadër të madhe ashtu si është. Gjëja më e mirë për një futbollist është të sheh se si skuadra e tij po rritetdhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Simeone.

“Ne do të luftojmë me Barcan për titull deri në fund, por kemi shanse që ta fitojmë edhe Europa Ligën…pra çdo vit gjërat po bëhen të mira për këtë skuadër. Ne do të bëjmë gjithçka që ai të rri këtu”. /GazetaExpress/

 

Related posts

VIDEO/ Inter barazon ndaj Romas, Vecino ‘ngre në qiell’ tifozët zikaltër

Q.Autor

PESHËNGRITJE/ Vetëm 1 kilogram larg historisë, Evangjeli Veli renditet e katërta në Kampionatin Botëror

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Portieri SHQIPTAR mes 33 lojtarëve “të paprekshëm” në Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment