Futboll Premier League

Liverpool triumfon me shumë vështirësi ndaj Crystal Palacën

Liverpooli e ka mposhtur me shumë vështirësi Crystal Palacën, duke triumfuar në fund 2-1.

Liverpooli ka marrë pikët e plota në udhëtim kundër Crystal Palace, ku djelmoshat e Jurgen Klopp triumfuan 2-1.

Vendasit i befasuan mysafirët në minutën e 13’të, Luka Milivojevic shënoi për 1-0.

Por, Liverpooli e nisi më mirë ndeshjen në pjesën e dytë ku përmbysi gjithçka. Fillimisht Sadio Mane shënoi për 1-1 në minutën e 49’ kurse pikët e plota Liverpoolit ia siguroi i mrekullueshmi, Mohamed Salah, që shënoi për 2-1 në minutën e 84’.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, gjendet në pozitën e tretë.

Related posts

Futbollisti i Manchester United transferohet te Galatasaray

Q.Autor

MOLDAVI-KOSOVË/ Trajneri i “Dardanëve” hedh në fushë “artilerinë e rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“BLINDOJNË” VENDIN E TRETË/ Të besuarit e Spalletit mposhtin Frosinonen dhe i afrohen objektivit

Delo.autor

Leave a Comment