Futboll

(FOTO) 10 spanjollët që shkëlqyen, por s’u thirrën kurrë në Kombëtare

Kemi përpiluar një listë me dhjetë futbollistë që kanë patur një karrierë të madhe, por nuk janë ftuar asnjëherë nga Kombëtarja e Spanjës. Spanja ka dominuar botën e futbollit në 10 apo 15 vitet e fundit, duke nxjerrë shumë talente dhe emra të mëdhenj të futbollit, të cilët janë aktivizuar dhe aktivizohen me skuadrat më të mëdha evropiane.

Por, ka nga ata talente që edhe pse kanë zhvilluar një karrierë të shkëlqyer gjatë viteve të fundit, nuk kanë patur shansin të ftohen nga ekipi kombëtar.

  1. Ruben Castro

Sulmuesi ka shënuar 97 gola në Primera Division dhe 77 gola në La Liga. Por, këto statistika nuk kanë mjaftuar që të grumbullohej me Spanjën.

  1. Xabi Prieto

I konsideruar si njëri nga mesfushorët më të mirë spanjoll të dekadës së fundit, Prieto nuk pati asnjëherë shansin të vishte fanellën e Spanjës.

  1. Gabi

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka qenë gjithmonë titullar nën drejtimin e Diego Simeones te Atletico Madrid.

  1. Miguel Moya

Titullar me ekipin spanjoll U-16 dhe U-19 në Kampionatet Evropian, dhe për disa vite titullar tek Atletico, por nuk u ftua asnjëherë nga kombëtarja e Spanjës.

  1. Jese Rodriguez

Talent me potencial të madh, luajti shumë ndeshje me Real Madridin, por që dëmtimet e shumta e penalizuan, dhe në këtë mënyrë nuk u grumbullua nga kombëtarja.

  1. Jose Gaya

Njëri nga mbrojtësit e majtë më premtues të futbollit spanjoll dhe titullar me Valencian. Fatkeqësisht ka dështuar të bëjë kalimin nga ekipi U21 në ekipin e parë.

  1. Manu Trigueros

Synim i hershëm i Barcelonës pas disa paraqitjeve të mira me Villarrealin. Përpos kësaj nuk pati asnjëherë shansin të veshë fanellën e famshme të kuqe.

  1. Mikel Arteta

Mesfushori shkëlqeu për shumë vite me Evertonin dhe Arsenalin. Luajti për të gjitha grupmoshat e Spanjës, por asnjëherë për ekipin e parë.

  1. Francisco Yeste

Mesfushori i majtë njihet si një lojtar me shumë talent dhe kualitet. Dikur ka qënë në radarin e Luis Aragones, por pa arritur asnjëherë të debutojë.

  1. Francisco Liano

Dy herë fitues i trofeut Zamora në vitet e 90-të. Është poseduesi i rekordit të La Liga me vetëm 18 gola të pësuar në 38 ndeshje, por asnjëherë nuk u grumbullua me Spanjën.

Related posts

E PABESUESHME/ Forca të armatosura pranë tribunës të tifozëve shqiptarë (FOTO)

Delo.autor

LAJM I KEQ PËR PIOLIN/ Titullari i Milanit infektohet me COVID-19

Delo.autor

“DHIMBJA JOTE ËSHTË DHIMBJA JONË”/ Drama e Ronaldos hidhëron “djajtë”, të gjithë pranë portugezit

F.autor

Leave a Comment