Futboll

Frankfurti mposht Mainz dhe arrin Championsin, zhgënjen Hamburgu

Pas disfatës me Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt rikthehet te fitorja në kampionat duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Mainz në shtëpi. Me këtë sukses Frankfurt pozicionohet përkohësisht në vendin e katërt me 45 pikë pas 27 ndeshjesh (aq sa Dortmundi në këtë vend të tretë) dhe shpreson ta mbyllë kampionatin në këtë pozicion për t’u bërë pjesë e Champions League edicionin e ardhshëm. Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas 6 minutash me anë të mesfushorit Boateng. Jovic dyfishoi shifrat (23) dhe Rebic katër minuta përpara fundit të pjesës së parë vulosi fitoren e Eintracht. Në pjesën e dytë nuk pati më gola, me vendasit që menaxhuan avantazhin e trefishtë.

Në ndeshjet e tjera, Hamburgu i Mërgim Mavrajt vazhdon të zhgënjejë. Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh, por Lazaro dhe Kalou zhvlerësuan golin e Santos. Ndërkohë Mavraj nuk ishte as në këtë takim në fushë për shkak dëmtimi. Werder Bremen i Rashicës fitoi me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Augsburg, por ylli i Kosovës nuk ishte në fushë. Ndërkohë ndeshja mes B. Monchengladbach dhe Hoffenheim u mbyll në barazim 3-3

 

 

Related posts

Suarez në Serie A! Çfarë pritet të ndodh me lojtarin?

Sadik.Autor

I MJAFTON 1 MINUTË PËR TË SHËNUAR/ Po shkëlqen tek Lazio, ja vlerësimi dhe nota për sulmuesin Muriqi…

Delo.autor

MILAN/ Tare: Të marrim përgjegjësitë tona. E ardhmja ime? Nuk e di për shkarkimin…

F.autor

Leave a Comment