Futboll

Inter e vëzhgon, braziliani hap dritën jeshile

Mesfushori brazilian Bernard ka fituar interesin e të gjithë klubeve të Evropës pas disa performancave të shkëlqyera me Shakhtar Donetsk. 25-vjeçari ishte nën vëzhgim mbrëmë në “Olimpico”, pasi kampionët e Ukrainës u eleminuan nga Champions League nga Roma. Me një kontratë që skadon në verë, mesfushori nga Belo Horizonte ka qenë i lidhur me një lëvizje të mundshme në Itali me Interin, për të cilin njihet si një admirues i madh. Duke folur për “Esporte Interativo”, Bernard dha një përditësim, se ku mund të qëndrojë e ardhmja e tij;

“Ky sezon do të mbyllë një cikël pesëvjeçar për mua”, shpjegoi braziliani.  “Pas një fillimi të vështirë, trajneri i ri ka ardhur dhe më ka dhënë më shumë mundësi për të luajtur. Unë nuk kam asgjë konkrete për sezonin e ardhshëm dhe do ti marr në konsideratë të gjitha mundësitë, që do të më ofrohen. Ajo që unë i kam thënë drejtuesve të Shakhtarit është se nuk do ta rinovoj kontratën time me ta, pasi dua të luaj për një klub më të madh”, deklaroi braziliani.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Bayern përgatitet për lamtumirën e yllit, gjen zëvendësuesin tek rivalët

Delo.autor

Mandzukic SHPËRFILL portugezin: Transferimi i Ronaldos? Nuk më intereson…

Isa.Autor

LIVE/ Luftëtari-Laçi: Ka startuar takimi në Gjirokastër, kurbinasit menjëherë në sulm

Isa.Autor

Leave a Comment