Futboll La Liga Sport

MOS MË KËRKONI/ Lopetegui vendos të “zhduket” pas ndeshjes me Man United

Mos më kërkoni, nuk eksitoj. Lopetegui, pas ndeshjes me United, ka fshirë të gjitha profilet e tij në rrjetet sociale. Me sa duket trajneri ir i i Real Madrid ka nevojë të përqendrohet dhe nuk ka kohë të merret me tifozët.

Ndoshta, ai kërkon të shmangë përballjet me popullin e internetit, që jo gjithmonë është i edukuar dhe i përmbajtur. Ka raste të tjerë trajnerësh dhe lojtarësh që kanë vendosur t’i thonë jo botës virtuale pikërisht për të mos qenë në qendër të vëmendjes mediatike. Nga ana tjetër, interneti është kthyer në burimin numër një të shpërndarjes së informacionit. Një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook një mesazh në Twitter ose një histori në Instagram ndiqen më shumë se kanalet tradicionale.

Është edhe e vërtetë se Lopetegui nuk ka qenë një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale. Siç ka bërë të ditur “AS”, aktiviteti i tij nuk ka qenë i vazhdueshëm dhe ai nuk e konsideron normale të ndajë gjithçka që bëhet në internet. Fotografia e fundit e postuar para fshirjes së llogarive, ajo me Benzema, në të cilën ai shfaqet duke “përkëdhelur” sulmuesin francez kur të gjithë, pas lamtumirës së Ronaldo-s, prisnin blerjen e një “bomberi” nga Real.

Gjithsesi, lojtarët e tij do të mund të vazhdojnë t’i përdorin rrjetet sociale. Lopetegui-t, në fakt, nuk i pëlqen të ndalojë diçka, por ka një mendim të vetin në lidhje me këtë: që gjithçka të bëhet me arsye dhe natyrshmëri. Edhe zhdukja nga bota virtuale.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE Liverpool-Fulham/ Pasi nuk e mori në Beograd, Klopp ‘shpërblen’ Shaqirin

Isa.Autor

“EURO 2020’/ Itali madhështore, gjunjëzon Belgjikën në Mynih dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

BARAZOI SHIFRAT ME PENALLTI/ Ish-lojtari i Interit rrezikon të mbyllë sezonin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment