Futboll

FUTBOLL/ Lajm i keq për Shkëndijën, konfirmohet dëmtimi i Hasanit

Shkëndija vijon të fitojë në çdo kompeticion në Maqedoni, por sot krahas triumfit ndaj Rabotnickit, mori edhe një lajm të keq.

Kapiteni Ferhan Hasani do t’i mungojë skuadrës për të paktën 4 javët e ardhshme, për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e të mërkurës, ndaj Vardarit.

Vizitat mjekësore të kryera sot, konfirmuan një dëmtim muskulor në muskujt e kofshës së majtë, ndërsa stafi mjekësor i KF Shkëndijës, menjëherë ka nisur procesin e rehabilitimit me trajtime fizio-terapeutike.

Related posts

Paguan 800 mijë euro gjobë, Mourinho i shpëton burgut

Sadik.Autor

Murinjo surprizon fëmijët në Moskë, u jep këshilla si të bëhen profesionistë (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet e takimeve të Grupit E, Petkovic konfirmon shqiptarët

Sadik.Autor

Leave a Comment