Futboll

“Futboll për miqësi”. Projekti që bashkon fëmijët e gjithë botës

“Futboll për miqësi” është projekti që do të bashkojë në Rusi fëmijë nga 211 vende e rajone të botës.

 Në Moskë është hedhur shorti i ndarjes së grupeve ku marrin pjesë 32 ekipe ndërkombëtare me fëmijë 12-vjeçarë. Për herë të parë, pjesë e këtij programi është edhe Shqipëria. Çdo vend ka pjesëmarrës dy fëmijë, njëri në rolin e futbollistit e tjetri si gazetar.

Shqipëria është e përfshirë në skuadrën e emërtuar sipas gjitarit “Three Toed Sloth”, së bashku me shtetet e tjera si Nigeria, Vietnami, Makau, San Marino dhe Gambia. Roli në skuadër për lojtarin që do të përfaqësojë Shqipërinë është mbrojtës.

Si nismë ekologjike, të gjitha 32 ekipet do të emërtohen sipas emrave të kafshëve më të rrezikuara në të gjithë kontinentet e botës. Këto skuadra do të konkurrojnë në Kampionatin Botëror të “Futbollit për Miqësi”, më 12 qershor 2018.

“Futbolli për Miqësi” është programi social ndërkombëtar i fëmijëve i zbatuar nga kompania Gazprom, partneri zyrtar i FIFA-s dhe i Kupës së Botës “Rusi 2018”. Qëllimi i programit është që të përfshijë brezin e ri në të gjithë botën në promovimin e vlerave më të rëndësishme njerëzore, midis tyre, miqësisë, barazisë, paqes dhe respektit për kulturat dhe kombësitë e ndryshme.

Që nga viti 2013, PJSC Gazprom ka organizuar programin social ndërkombëtar të fëmijëve për “Futbolli për Miqësi”. Vlerat kryesore të promovuara nga pjesëmarrësit e programit përfshijnë miqësinë, barazinë, drejtësinë, shëndetin, paqen, përkushtimin, fitoren, traditën dhe nderin. Pjesëmarrësit janë lojtarë të rinj (vajza dhe djem, përfshirë dhe ata me aftësi të kufizuara), gjithashtu gazetarët e rinj që mbulojnë ngjarjet e “Futboll për Miqësi” në kuadrin e qendrës për shtyp të fëmijëve. Shtrirja gjeografike e programit zgjerohet çdo vit: nga 8 vende në 2013, në 211 vende në 2018. Për pesë vitet e fundit, më shumë se 3 700 njerëz kanë marrë pjesë në program. “Futbolli për Miqësi” mbështetet nga FIFA, UEFA, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, federatat e futbollit të vendeve të ndryshme, fondet ndërkombëtare për bamirësi të fëmijëve dhe klubet kryesore të futbollit në botë.

32 ekipe ndërkombëtare të miqësisë u formuan gjatë shorteut të hapur, si dhe u caktuan rolet për çdo lojtar të ri nga çdo vend (portier, mbrojtës, mesfushor ose sulmues). Pas përcaktimit të roleve për lojtarët e rinj, trajnerët e tyre do të zgjidhen në këtë mënyrë: 19 vende që do të përfaqësojnë trajnuesit e rinj u përcaktuan në një mënyrë të paparashikueshme si rezultat i shorteut të hapur, 11 trajnerë do të zgjidhen nga qytetet që presin Kupën e Botës “Rusi 2018”, 2 trajnerë të rinj do të përzgjidhen nga pjesëmarrësit më të mirë të sezoneve të mëparshme të programit “Futbolli për Miqësi”.

Finalja e Kampionatit Botëror të “Futbollit për Miqësi” zhvillohet më 12 qershor 2018. Të nesërmen pas turneut, ambasadorët e rinj do të mblidhen për t’u takuar në eventin më të rëndësishëm, Forumi i 6 Ndëkombëtar i Fëmijëve për “Futbolli për Miqësi”, ku ata do të diskutojnë mënyrat e promovimit të vlerave kryesore të programit në të gjithë globin.

Gjatë Kampit Ndërkombëtar “Futbolli për Miqësi”, lojtarët e rinj, nën drejtimin e trajnerëve të rinj dhe nën mbikëqyrjen e lojtarëve të famshëm, do të mësojnë vlerat kryesore të “Futbollit për Miqësi” në shkollën “Shkolla e 9 Vlerave”. OKB e konsideron këtë iniciativë si një program unik arsimor.

Related posts

“KAM PATUR FANTAZI TË LUAJA TEK…”/ Legjenda Totti: Vetëm një klub më ka tërhequr përveç Roma-s

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Rast i pabesueshëm për Sentamun. Nuk shënon me portën e boshatisur

Delo.autor

Befasohet Chelsea, Tottenhami përmbysë rezultatin

Sadik.Autor

Leave a Comment