MMA

Ronda Rousey: WWE-ja më ka rikthyer lumturinë

Ronda Rousey, ish-ikona e arteve marciale mikse e ka marrë seriozisht debutimin e saj në sportin e ri të “world wrestling entertainment” (WWE), ku synon të ketë po kaq famë sa dhe në UFC.

Ajo është përgatitur seriozisht për këtë sport të ri, të cilin e konsideron po aq tërheqës sad he artet marciale mikse. Jo vetëm kaq, por Rousey ka deklaruar se nuk ka qenë kaq e lumtur prej kohësh, që kur është martuar me Travis Browne.

Gjithnjë kam qenë një fanse e WWE-së dhe gjithnjë më ka bërë të ndihem e lumtur kur e shihja këtë sport. Kam dëshuar të jem më e madhja në këtë sport dhe t’i ngjaja Hulk Hogan, gjë të cilën kam mundësi ta realizoj tani që do të debutoj në WWE”, tha Rousey.

Ronda Rousey dhe “Triple H”

Në eventin e ardhshëmk të “wrestlemania”, Rousey do të jetë në një ekip së bashku me Kurt Angle dhe përballë do të kenë dy ikona të këtij sporti si “Triple H” dhe bashkëshorten e tij Stephanie McMahon.

Nuk do ta kem të vështirë të përshtatem, pasi në këtë sport të ri ka shumë gjëra nga xhudo që mund t’i përdor gjatë dueleve. Në përgjithësi, është e njëjta gjë si në UFC, është një kombinim i sporteve luftarake. Unë do të argëtohem dhe shpresoj të argëtoj fansat e mi dhe të këtij sporti. Jam fokusuar totalisht në WWE, jam e lumtur që do të garoj aty”, u shpreh Rousey për mediat amerikane.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Zyrtare: Khabib nuk do të futet në kafaz me Ferguson, ja arsyeja

Delo.autor

WOODLEY RIKTHEHET NË KAFAZ/ Ja ndaj kujt do të mbrojë titullin kampion në “UFC”

Delo.autor

“SFIDON” MACRON PËR FJALËT NDAJ ISLAMIT/ Khabib: Fshihet pas sloganit të lirisë dhe ofendon ndjenjat tona

Delo.autor

Leave a Comment