Futboll

Gabriel Batistuta: Messi kurrë nuk do të bëhet futbollist më i madh se Maradona

Sulmuesi legjendar i Argjentinës, Gabriel Batistuta, beson se superylli Lionel Messi kurrë nuk do ta tejkalojë Diego Maradonën si futbollisti më i madh në histori të futbollit argjentinas.

Që një kohë të gjatë ekziston debati se kush është futbollisti më i madh argjentinas ndonjëherë, i cili më së shumti i përfshinë Messin dhe Maradonën.

Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Argjentinës, por ende nuk e ka fituar ndonjë trofe të madh me ekipin e parë kombëtar, ndërsa Maradona e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e botës më 1986.

“Për mua Maradona është më i madhi i të gjitha kohërave”, ka thënë Batistuta për Corriere dello Sport.

“Diego e përfaqëson Argjentinën në shumë gjëra tjera po ashtu, jo vetëm në futboll. Ai ishte lojtari i parë që na çoi në qiell, duke e fituar Kupën e Botës. Ai ka sharmë, ka pasur talent të rrallë dhe imagjinatë”, shtoi ai.

“Messi, edhe ka teknikë të ngjashme apo edhe më të mirë, nuk mund ta krahasohet me të. Lionelit i mungon sharmi i Maradonës”, ka theksuar ai.

Related posts

PARTIZANI-BYLIS/ Dovedan me mungesa të shumta, Sormani i beson Bilalit mbrojtjen (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ SASSUOLOS/ Inzaghi: Jam i inatosur! Një skuadër që dëshiron të fitojë titullin nuk mund të…

Delo.autor

RRËFEN NJË EPISOD/ Smertin: Shkatërrova divanin në jahtin e Abramovich, por transferimi nuk dështoi falë…

Delo.autor

Leave a Comment