Futboll Premier League Sport

I SKADON KONTRATA NË FUND TË SEZONIT/ Manchester United vendos për të ardhmen e Pogba

Mançester Junajtid ka vendosur për të ardhmen e Pol Pogbasë. Sipas asaj që raporton “ESPN”, mesfushori francez i cili ka një kontratë me “djajtë e kuq” deri më 30 qershor 2022 do të qendrojë deri në fundin e sezonit dhe nga Mançesteri do të largohet me parametra zero.

Junajtid nuk do të lënë të lirë lojtarin që të largohet në muajin janar, por do ta mbajë deri në fundin e qershorit. Juventus, Real Madrid dhe PSG i janë vënë pas francezit i cili si lojtar i lirë do të kënaqte çdo ekip të madh në botë.

Aktualisht 28-vjeçari në këtë sezon në Premier Ligë është aktivizuar në total në 9 ndeshje.

Related posts

Pesë arsyet pse Bayern do të fitojë kundër Realit

Sadik.Autor

POZITIVE! Armando Broja, në formacionin më të mirë të javës të kualifikuesve të Botërorit

Delo.autor

“Superklasikja e shekullit”/ Ja çmimet e çmendura për një biletë në River Plejt-Boka Zhunior

Isa.Autor

Leave a Comment