Futboll Seria A

Gattuso kërkon një mesfushor, Milan hedh sytë nga Reali

Milani ishte skuadra më aktive në merkato verën e kaluar, por drejtuesit kuqezinjë po mendojnë të përforcojnë akoma edhe më shumë ekipin, pavarsisht problemeve që po hasin ditët e fundit.

Kësaj here drejtuesit e skuadrës nga Milanelo janë duke përgatitur një ofertë të majme për mesfushorin e Real Madridit. Bëhet fjalë për talentin spanjoll, Dani Ceballos,që pasi shkëlqeu në Europianin e U-21 me Spanjën, u ble nga gjigantët e Real Madrid, por që kohët e fundit nuk po gjen hapësira tek Los Blancos, pasi është aktivizuar në vetëm nëntë ndeshje në këtë sezon të La Liga.

Loja e zhvilluar nga talenti gjatë Europianit ka qënë fantastike, çka ka zgjuar interesimin edhe të e skuadrës nga Milanelo, dhe sipas mediave italiane, Milani po e vëzhgon situatën e krijuar me Realin dhe kërkon të përfitojë. Mendohet se Milan mund të ofrojë deri në 40 milionë euro për shërbimet e ish-lojtarit të Betis, me të cilin do të ishin kandidatët kryesor për rikthimin në majën futbollit Evropian siç është Champions League.

Spanjolli iu bashkua Madridit për 16.5 milionë euro nga Real Betis verën e kaluar dhe ka kontratë me Real Madridin që skadon në vitin 2019, por në Spanjë janë të sigurt se ai do të refuzojë Milanin dhe do të nënshkruajë kontratë afatgjate me Realin.

Related posts

FUTBOLLI NË ZI/ Ndahet nga jeta legjenda meksikane…

Delo.autor

Ish-kapiteni Sina: Vendosja e mbrojtësve te goli i Skënderbeut ishte katastrofike, ja problemi i madh i Tiranës

Isa.Autor

BAYERN NJË “MAKINERI” GOLASH/ Me Rydigerin, Nagelsmann do të kishte tre “spartanë” në mbrojtje

Delo.autor

Leave a Comment