Futboll

Gattuso shpalos objektivat: Rinovoj pasi të çoj Milanin në Europë

Pas eliminimit nga Europa League, ku kuqezinjtë u mundën në të dyja ndeshjet nga Arsenali, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, është përqendruar tek e ardhmja dhe kërkon të rikthejë skuadrën e tij në arenën ndërkombëtare, aty ku e meriton të jetë. Por jo në Europa League, por në një event edhe më të rëndësishëm siç është Champions League. Ndaj sot ndaj Veronës trajneri kuqezi ka kërkuar vetëm fitoren dhe 3 pikët, për të harruar humbjen ndaj Arsenal dhe për të kapur vendin e katërt. “Do të luajnë më të mirët, duke qenë agresivë në fushë. Nuk dua të dëgjoj fjalën lodhje, por vetëm fjalën punë dhe vrap për të fituar”, tha Gattuso.

Gattuso ne mes te lojtareve te Milanit

Paraqitja e mirë që Milani ka patur nën drejtimin e trajnerit të ri ka bërë që Gattuso të ketë shumë shanse për të qëndruar në krye të kuqezinjve edhe sezonin tjetër, madje rinovimi duket çështje e mbyllur. “Nuk mendoj për të tani. Unë mendoj për ndeshjen e radhës, 3 pikët dhe mundësinë për të çuar Milanin në Champions, që nuk është një mision i pamundur. Rëndësi ka të fitojmë sa më shumë ndeshje, pse jo të gjitha dhe më pas të bisedojmë për të ardhmen. Unë jam një futbollist i mësuar me muzikën e Champions dhe kam dëshirë ta dëgjoj sërish si trajner i Milanit. Unë dua që edhe këta djem ta shijojnë atë trofe dhe më pas do të rinovoj”, tha Gattuso.

Related posts

INTER SCALDES-TEUTA/ Premio për kualifikimin në Conference League, ja shuma e majme për “Djemtë e Detit”…

Delo.autor

Statistika të frikshme, Aubameyang lë prapa të gjithë lojtarët e Arsenalit

Q.Autor

NGA USHQIMET E PËRZGJEDHURA TEK GJUMI/ Ja disa kuriozitete nga jeta e Ronaldos (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment