Futboll Sport

“LUFTA ËSHTË MË E MADHE SE PROBLEMET TONA”/ Mihajlovic përlotet: Kur ndodhi në vendin tim… (VIDEO)

Sinisa Mihajloviç gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të ndeshjes ndaj Salernitanës u pa i përlotur duke folur për luftën Ukrainë-Rusi, ku dha deklarata edhe për luftën e Serbisë duke thënë se lufta është më e madhe se të gjithë problemet tona dhe më pas lë konferencën i përlotur:

“Mua më kujtohet kur ishte lufta në vendin tim. Ne kishim fituar Kupën e Kampionëve. Kur ishin bombardimet kishim fituar kampionatin me Lacion. Këto janë problemet e vërteta, sepse çdo kush nga ne ka probleme dhe çdo kush nga ne mendon se problemi im është më i rëndë se ai i tjetrit.

Unë do të doja që stërvitja ime të zgjaste 24 orë në ditë, që ndeshja ime të zgjaste gjatë gjithë ditës, sepse unë jam në ato momente. Nuk mendoja për luftën, nuk mendoja për bombardimet, nuk mendoja për gjithçka që kishte ndodhur.

Në ato momente unë isha i lumtur, pavarësisht gjithçkaje, sepse më vonë kur mbaronte gjithçka ishte një rrëmujë e vërtetë sepse mendimet, televizionet dhe të gjitha ato që e lidhin bëhet edhe më e vështirë për dikë që është i përfshirë drejtpërdrejtë. Imagjinoni një luftë ku mbase prindërit e mi nuk i dëgjoj prej dy javësh dhe nuk e di nëse janë gjallë ose të vdekur.

Çdo ditë mediat publikojnë lajme për luftën dhe njerëzit mësohen dhe thonë që paska luftë dhe bëhet si një rutinë sepse nga lajm i parë që është sot pas një muaji nuk do të flitet më për këtë luftë, dhe nuk duhet të jetë kështu.

Duhet të gjejmë që të dhurojmë një kontribut dhe një ndërgjegjësim dhe të bëjmë gjithçka që kjo gjë që ka ndodhur të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Është një gjë më e madhe se të gjithë ne.”, përfundoi i përlotur Mihajloviç.

Related posts

NDESHJA ME LAÇIN/ Daja humbet 3 titullarë për këtë sfidë, ja emrat

Delo.autor

Nedved befason me deklaratën: Dybala po luan shumë mirë…

Delo.autor

Valencia cinike, përmbys 1-2 Malagan në “Rosaleda”

Q.Autor

Leave a Comment