Futboll

Gennaro Gattuso: Pa VAR-in, ndoshta s’do të kishim fituar

Milani siguroi ndaj Chievos në “San Siro” fitoren e pestë radhazi në Serinë A, sukses që e mban në garë për një vend në zonën Champions. Në përfundim të këtij takimi, trajneri kuqezi, Ivan Gennaro Gattuso e pranoi se teknologjia VAR e ndihmoi ekipin e tij merrte tri pikë shumë të rëndësishme.

Për të shkuar në Champions duhet të rrezikosh shumë, edhe një barazim mund të jetë hap prapa, – u shpreh Gattuso, duke iu referuar lëvizjes taktike në fazën sulmuese. – VAR-i na ndihmoi shumë, ndoshta pa të nuk do të kishim fituar.”

Pas pushimit, për shkak të miqësoreve të përfaqësueseve, Milanin e presin sfida shumë të vështira me Juventusin dhe Interin.

“Prej dy muajsh po luajmë për diçka të rëndësishme. Të gjitha sfidat janë thelbësore, por në këtë moment kemi nevojë për pak pushim.”

Related posts

SHPALOS IDETË E TIJ PËR EKIPIN E SË ARDHMES/ Administratori i Milanit tregon: Nuk ka rëndësi mosha…

Delo.autor

DO NDËRTOJNË EKIP “BIO”/ Skuadra e Kategorisë së Parë mbyll bashkëpunimin me 4 lojtarë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ndryshime tek Bayern, legjenda Kahn merr postin e rëndësishëm si…

Delo.autor

Leave a Comment