Futboll

Presidenti i Chievos Luca Campedelli: Ajo që ndodhi në San Siro ishte një turp

Presidenti i Chievo-s, Luca Campedelli, ka bërë një komunikatë për shtyp në faqen zyrtare të klubit dhe ka kritikuar vendimet e arbitrit që kanë çuar te humbja kundër Milan në “San Siro”: “I bëj komplimentet skuadrës, sepse ka dhënë gjithçka në fushën e lojës.

Pas kësaj, edhe pse nuk kemi humbur për këtë arsye, them se vendimet e arbitrave kanë qenë të turpshme”.

“Shumë vendime që janë marrë në fushën e lojës nuk kanë qenë të arsyeshme. Por më e keqja ka ardhur me keqpërdorimin e VAR. Si gjithmonë, pranojmë rezultatin e fushës, por meritojmë të njëjtin respekt me ekipt e tjera kur vlerësohen situata të tilla”, ka thënë Campedelli.

Related posts

“FUNDI NDONJËHERË VJEN VETË”/ Futbollisti i njohur mbyll karrierën

Delo.autor

Mirabelli: Belotti mbetet ende objektiv i Milanit

Q.Autor

BASTET/ Nis CHAMPIONSI: Ja ekipet pretendente, nuk janë JUVE e RAEL, as Barça por…

Isa.Autor

Leave a Comment