Futboll Seria A

Belotti drejt largimit nga Torino/ Chelsean dhe Milanin në gjurmët e tij

Belotti thotë se do të largohet nga Torino për një klub të madh vetëm nëse i garantojnë vendin e titullarit, në të kundërtën, do të qëndrojë aty ku është.

Andrea Belotti nuk do të shkojë te një klub të madh vetëm për shkak të emrit, por vetëm nëse i garantohet vendi i titullarit. Diçka e tillë po ndodh me shumë transferime në Evropë, veçohet ajo e Alvaro Moratas te Chelsea, Andrea Silva e Nikola Kalinici te Milani, e shumë të tjerë…!

Chelsea, Milani dhe Manchester Unitedi – të gjithë kanë shprehur interesim tash e një kohë për sulmuesin italian, i cili u ka dhënë mesazh të qartë nëse e duan në skuadrën e tyre.

“Njerëzit më thonë të largohem për një klub të madh ku mund të fitoj edhe trofe, por unë shikoj se çfarë është e mirë për mua”, u shpreh Belotti.

“Nuk jam i interesuar të shkoj te një klub i madh nëse nuk do të luaja shumë ose për të qenë zëvendësues. Nëse e bëj, do të jetë sepse do të jemi startues (kudo që shkoj)”, shtoi mes tjerash ai.

Related posts

FITORJA E KATËRT RADHAZI/ Tirana bën detyrën ndaj Egnatias dhe vazhdon arratinë në krye

Delo.autor

MORI RONALDON NGA DUART E IRINA SHARK? Modelja e “skandaleve” çmend fansat me postimet nudo (FOTOT)

F.autor

NGA BAKAYOKO TEK HIGUAIN/ Ja çfarë mund të bëjë Chelsea me lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment