Futboll Premier League

Golashënuesi më i mirë kthehet te Manchester City…

Sergio Aguero ka lënë pas dëmtimi dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Champions League, javën e ardhshme kundër Liverpool. Aguero u dëmtua në gjurin e djathtë në fillim të këtij muaji, në stërvitjen pas fitores 2-0 ndaj Stoke City dhe kjo e detyroi të mungonte në dy ndeshjet miqësore të Argjentinës.

Ai ka kaluar një formë të shkëlqyer në këtë sezon me 30 gola të shënuar në të gjitha veprimtaritë dhe mund të jetë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola duke nisur nga ndeshja e kësaj fundjave kundër Everton.

Andy Robertson had his best game for the Reds

29-vjeçari nuk udhëtoi me ekipin për në Abu Dhabi, por duke nisur nga pasditja e sotme mund të konsiderohet krejtësisht i riaftësuar. Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e javës së ardhshme, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, në “Anfield Road” kundër Liverpool. “Aguero është shumë më mirë, shumë më mirë se ka qenë dhe është i gatshëm. Nesër do të vendosim për aktivizimin e tij kundër Everton, por me siguri do të jetë në fushë kundër Liverpool,” – tha trajneri Pep Guardiola.

Related posts

LIVE/ Uruguai kalon në epërsi duke ndëshkuar Portugalinë e Ronaldos (VIDEO)

Isa.Autor

Real Madrid i gatshëm për shërbimet e sulmuesit anglez, Harry Kane

Q.Autor

Ronaldo tentoi ta godiste me shqelm, hakmarrja e Dani Alves të lë pa fjalë (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment