Futboll Sport

”James do të bëhet lojtar i madh”, ja si e parashikoi ndihmësi i Pablo Escobar?

James Rodriguez hodhi hapat e para të karrierës së tij fantastike pasi u zbulua në një turne fëmijësh nga një trafikant droge. Dhe jo një dosido, por krahu i djathtë i Pablo Escobar, trafikantit më të frikshëm dhe më të famshëm të Kolumbisë.
Miku i ngushtë i don Pablos, Gustavo Upegui, ishte një prej njerësave më të afërt të cilit i besoheshin punët e “pista”. Upegui drejtonte zyrën e mbledhjes së borxheve të kartelit të escobar dhe kishte tagrin për të urdhëruar vrasjen e atyre që nuk paguanin ose i prishnin punë organizatës.

I “krimbur” në para, Upegui bëri atë që do të bënte çdo njeri i apasionuar pas futbollit, ai bleu një klub të zonës ku vepronte, Envigadon. Dhe pasi kuptoi se i duheshin lojtarë të talentuar për të nxjerrrë skuadrën nga kategoria e dytë, ai ishte vizitor i rregullt i Ponyfutbol Cup, një turne të rinjsh ku edhe Radamel Falcao kishte bërë emër.Upegui pa atje me sytë e tij se si 11-vjeçari James Rodrigyez shënoi 13 gola në 9 takime. Iu mbush mendja plotësisht se po shihte një yll të së ardhmes kur pa James të realizonte dy gola direkt nga goditja e këndit. Klubi që kishte lojtarin nuk është se e pëlqeu shumë ofertën e Upeguit, por nuk kishte alternativë tjetër veç se të pranonte… “Puna” tjetër që ai bënte ishte e njohur tashmë dhe kishte bërë edhe 21 muaj burg…
Për të qendruar pranë të birit, mamaja dhe njerku i James u shpërngulën në veri, duke ditur që futbolli nuk do t’i mbronte dot nga dhuna, pasi kishin përvojën e xhaxhait të tij, të vrarë vetëm në moshën 19-vjeçare ndërsa luante për Independiente Medellin, qytetin e kartelit.

 
Kur ishte vetëm 14 vjeç Rodriguez mori fanellën me numër 10 dhe ishte vetë Upegui që i tha trajnerit se djaloshi ishte gati për debutimin dhe pikërisht në këtë moshë, në janar 2006, James luajti ndeshjen e parë si profesionist.

35 ditë më pas, Upegui i bë anëtari i katrt i klubit që vritej kur tetë vetë të maskuar si policë u futën në viëln e tij dhe e ekzekutuan në mes të natës. Por edhe pse ai nuk ishte më në qarkullim, James tashmë e kishte marrë rrugën drejt madhështisë. Ndihmoi Envigadon të ngjitej në kategorinë e parë, por luajti aty vetëm një ndeshje, sepse u ble nga argjentinasit e Banfield për 350 000 Euro kur ishte 17 vjeç. Më pas erdhi kalimi te Porto, shkëlqimi në Kupën e Botës 2014, Real Madrid dhe më pas Bayern Munchen… Një karrierë përrallore, e gjitha falë një trafikanti…

Related posts

Di Maria dhe Xavi tregojnë se cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Sadik.Autor

Mohamed Salah e nis titullar ndaj rusëve/ Shtohet optimizmi tek Egjipti

Sadik.Autor

KA BËRË SEZON POZITIV NË ITALI/ Klubi i Serisë A gati t’i rinovojë kontratën trajnerit

Delo.autor

Leave a Comment