Futboll

Goli ndaj Milanit do t’i kushtojë 7.5 mln euro Beneventos

Një gol dhe jo një dosido, i cili i dha një pikë Beneventos në një ndeshje aspak të lehtë kundër Milanit, që u realizua në shtesë pas 14 humbjeve radhazi.

Përveç gëzimit për pikën e parë të marrë të ekipit të ngjitur në Serie A, rrjeta e portierit Brignoli aktivizoi të drejtën blerjes për mbrojtësin Antei (2.75 milionë euro) dhe sulmuesit Iemmello (4.75 milionë euro). Referuar “Calcio&Finanza”, të dy futbollistët erdhën të huazuar me të drejtë blerjeje te Benevento. Klauzola e blerjes do të hynte në fuqi, sapo ekipi të merrte pikën e parë.

Brignoli i bëri kështu 2 shokët e tij futbollistë të Beneventos, por duket se vetë ai do të ketë një të ardhme larg skuadrës ku u bë i njohur jo vetëm në Itali.

Ai është në pronësi të Juventusit, i huazuar në këtë ekip dhe klauzola e blerjes së tij nga skuadra e Beneventos hyn në fuqi nëse ai i bën 20 ndeshje në Serie A dhe nëse ekipi arrit të t’i shpëtojë rënies nga kategoria. E kjo vështirë që të arrihet, duke pasur parasysh gjendjen ekipit deri më tani.

Related posts

E FUNDIT/ Borussia Dortmund interesohet për “MINI-BALOTELLIN” e JUVENTUSIT

Isa.Autor

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Flet mesfushori Roshi: Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të…

Delo.autor

ZHYTEN NË KRIZË TË THELLË PAS HUMBJES NË TORINO/ Drejtuesit e Milanit bëjnë veprimin e papritur

Delo.autor

Leave a Comment