Boks

Golovkin: Canelo mashtron, ka përdorur doping dhe nuk është “mish i infektuar”

Duket se marrëdhënia mes boksierit kazak Gennady Golovkin dhe atij meksikan Saul “Canelo” Alvarez nuk është aspak e mirë, madje ajo është tensionuar kohët e fundit, pas lajmit se Alvarez ka dalë pozitiv me clebunterol.

Meksikani deklaroi se kjo ka ardhur nga mishi i infektuar, por duket se Golovkin nuk ka këtë mendim. “Mjaft me këtë muhabet të mishin meksikan të helmuar. E kam thënë dhe e përsëris, doping nuk ka ardhur nga mishi i infektuar. Ky është Canelo, një mashtrues.

Ky është ekipi i tij. Ky është stafi i tij. Ata përdorin droga dhe të gjithë po përpiqen ta mbrojnë dhe të hiqen sikur nuk ka përdorur doping”, tha Golovkin.

Nga dueli i pare mes Gennady Golovkin dhe Canelo Alvarez

Kazaku, i pamposhtur në ring (37 fitore dhe 1 ndeshje barazim), do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e mesme ndaj Alvarez, ndërkohë që përballja e parë mes tyre u mbyll në barazim.

Palët ranë dakord që të zhvillojnë sfidën e dytë për të përcaktuar më të mirn, duel që do të zhvillohet më 5 maj, në Las Vegas. “Nuk kam për të ndryshuar shumë nga stili që përdora në duelin e parë, pasi unë atë duel e konsideroj të fituar pavarësisht vendimit të gjyqtarëve.

Unë e kam fituar duelin e parë, pasi unë nuk largohem, ashtu sikurse bëri Canelo, që vraponte si Usain Bolt në ring. ndoshta ai ka nevojë të ndryshojë stil. Ne kemi një plan të madh për këtë duel të dytë dhe javën e ardhshme do të nisin stërvitjen në ring”, tha Golovkin.

Related posts

KËRKON TË HARROJË TURPIN/ ​McGregor kërkon ndeshje me japonezin, i cili u mund nga Mayweather

Delo.autor

ISHTE PLANIFIKUAR MË 24 KORRIK/ Menaxheri: Dueli Tyson Fury-Deontay Wilder shtyhet për në tetor

Delo.autor

SUPERDUELI TRANSFEROHET/ Spostohet nga Las Vegas në Los Anxhelos 6 ditë para eventit, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment