Futboll

“Agolli” bëhet çështje, Salihi kunja Panuçit: Futbolli nuk është…

Nesër bëhen pesë vite nga goli i famshëm i Salihit në Oslo. Një perlë që erdhi nga një skemë, e cila i dha fitoren Shqipërisë përballë Norvegjisë. Skuadër me të cilën Panuçi do të testojë lojtarët që ka grumbulluar më 26 mars në “Elbasan Arena”. Po çfarë thotë për atë gol vetë autori?

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, bomberi shkodran rikujton emocionet e Oslos. Komenton Shqipërinë nën drejtimin e Panuçit.

I lënë jashtë Europianit pa asnjë përgjigje, kërkon që të mos përsëritet e njëjta situatë me askënd. As me kapitenin Agolli, porse pa dashur të ndërhyjë në zgjedhjet e Panuçit, thekson: Futbolli nuk është matematikë, me laps, letër dhe llogari. Shihet në fushë. Nëse lojtari mund të tregojë ende, duhet të vazhdojë.

Salihi Kombetarja

Në Europian nuk morët ftesë, tani përsëritet me Agollin…

Nuk e di sesi është situata dhe se çfarë mund të ketë biseduar trajneri me Agollin. Nuk e di çfarë ka ndodhur dhe nuk mund ta krahasoj me situatën time, ku vendimi u mor edhe pa një ‘faleminderit’ apo ‘më vjen keq, por nuk je në listë’. Nëse ka ndodhur edhe me Agollin kështu, është shumë e gabuar dhe duhet të ndërrohet.

Nuk keni një koment rreth kësaj zgjedhjeje?

Pa përsëritur edhe një herë çfarë thashë më sipër, dua të them diçka. Përderisa lojtari luan në nivele të larta dhe i duhet ekipit kombëtar, besoj se deri në ditën që e ndien veten se mund të japë ende, duhet të vazhdojë. Në futboll nuk ka letër dhe laps, nuk ka matematikë, ku shkruhet sa je sot dhe sa do jesh nesër e më pas të thuash nuk bën. Në futboll luhet dhe i merr futbollistit aq sa të ketë mundësi të vazhdojë dhe të japë në fushë. Nëse va

Related posts

Lumë golash në Bundesligë, Abrashi i sjell fat Freiburgut

Q.Autor

MBROJTËSIT I SOSET DURIMI/ Kërkon të largohet nga Juventusi në janar

Isa.Autor

“KËRCIMI I FUNDIT” PËR ËNDRRËN E MADHE/ Tre ekipet shqiptare kërkojnë grupet dhe milionat

F.autor

Leave a Comment