Champions League Futboll

Guardiola: Jemi pranë titullit, por shumë larg Barcelonës

Pep Guardiola, në intervistën para ndeshjes së kthimit me Bazel në “Champions League” ka prekur edhe shumë tema të reja. Spanjolli ka folur për “Premier League” dhe krahasimin e skuadrës së tij me Barcelonën, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte shpjegimi për fjongon që i solli edhe dënimin nga FA.

Gjithsesi, trajneri katalanas ka dashur t’i përgjigjet Martin Glenn, presidenti i FA, që e kishte krahasuar atë shirtin me yllin e Davidid ose svastikën naziste, edhe pse më pas kërkoi ndjesë.

Kam përshtypjen se nuk e ka kuptuar çfarë përfaqëson ai shirit, – tha Guardiola. – Nuk ka të bëj me pavarësinë, por me ata persona që janë në burg pa bërë asnjë gjë për ta merituar. Nuk e dinte realitetin e fakteve, por tani më duket se e ka kuptuar. Federata Angleze e Futbollit ka disa rregulla, të cilat i aplikon, dhe unë duhet t’i pranoj, pavarësisht nëse jam dakord apo jo. Kam zgjedhur të punoj në një vend që ka disa norma dhe si e thashë në fillim pranoj faktin që FA mendon se unë nuk duhet të mbajë atë shirit të verdhë. Por unë do të vazhdoj ta mbaj për sa kohë disa persona qëndrojë në burg padrejtësisht.”

Premier League është në dorën e Manchester City dhe Guardiola pohoi: “Jemi shumë pranë titullit dhe nuk mund ta mohoj diçka të tillë. Kryesorja është që gjithçka varet nga ne, por ende nuk e kemi garancinë matematike, ashtu si nuk e kemi siguruar ende çerekfinalen e Champions. Ky është realiteti dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.”

Më pas, flitet edhe për tema sportive. Barcelona e drejtuar prej tij, që dominoi në Spanjë dhe në Europë nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke koleksionuar një mal me trofe është ende shumë larg City-t që drejton spanjolli aktualisht. Ai sapo ka fituar trofeun e parë në këtë ekip dhe nuk pranon krahasime: “Nuk jemi në nivelin e saj skuadre. Kemi futbollistë krejtësisht ndryshe dhe nëse ata të Barcelonës fituan gjithçka ne jemi vetëm në fillimet tona. Sapo kemi fituar një trofe dhe nuk mund të bëhen krahasime dhe është më mirë mos t’i bëjmë. Barcelona dominon prej 20 vitesh, edhe duke ndryshuar trajnerët dhe lojtarët. Për të qenë në të tillë nivel duhet të fitojmë shumë, jo vetëm një trofe.

Related posts

Fitorja e Realit kundër Atleticos, i bënë “dhuratë” titullin Barcelonës!?

Sadik.Autor

SHOKON ish-trajneri: Do të merrja një PISTOLETË dhe do t’i VRISJA të gjithë…

Isa.Autor

Edgar Çani, nga prezantimi si “rock-star”, drejt divorcit të pashmangshëm me Partizanin

Sadik.Autor

Leave a Comment