Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

Nainggolan thumbon keq tifozët e MILANIT: Unë madje duhej të VDISJA…(FOTO)

Nuk ishte derbi i parë me fanellën e Interit, që ëndërronte Radja Nainggolan. Ose të paktën; në nivelin e ekipit erdhi fitorja që belgu donte, por në nivel personal, fatkeqësisht duhej ta linte fushën në pjesën e parë për shkak të lëndimit të kyçit të këmbës, pas një përplasjeje shumë të fortë me Lucas Biglia.

Situata e vërtetë e lëndimit të tij do të mësohet sot, pas testeve mjekësore, por gjasat janë që të mungojë për njëfarë kohe. Ish-mesfushori i Romës do të jetë i detyruar ta humbasë ndeshjen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, por jo vetëm.

Luciano Spalletti, pas ndeshjes me kuqezinjtë, përhapi frikë për tifozët e Interit: “Radja është dëmtuar, do të mungojë ndaj Barcelonës, ​​por sigurisht, nuk do të jetë i disponueshëm për një kohë…” Lojtari, pasi u largua i dëmtuar nga fusha, u kontestua edhe nga tifozët e Milanit. Nga sektori i kuqezinjve në stadium oshëtiu kori “Devi morire”, për të cilin Nainggolan ka dashur të reagojë nëpërmjet rrjeteve sociale, siç ndodh shpesh: “Unë madje duhej të vdisja! Edhe më? Kërcënime etj…”

Radja Nainggolan pastaj tallet me emocionet e kundërshtarëve të djeshëm, duke brohoritur për fitoren zikaltër në derbi. Me pak fjalë, belgu konfirmon se është lënduar seriozisht. Për fat të keq për Interin, Nainggolan duhet të mungojë edhe ndeshjen e ardhshme të Seria A, përveç asaj të Ligës së Kampionëve, e cila i shikon zikaltrit të angazhuar në një ndeshje të drejtpërdrejtë, kundër Lazios.

Related posts

TIRANA-EGNATIA/ Pas asistit nga Toshevski, Xhixha ndëshkon për “Bardheblutë”. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Alex Sandro në radarin e Manchester United

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 13 minutash lojë, Jota ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment