Futboll Seria A Sport

LIVERPOL SHKATËRROI 5-0 ATALANTËN/ Gjimshiti ishte më i miri tek ekipi zikaltër

Në një mbrëmje ku Atalanta pësoi 5 gola, nuk mund të kishte një notë pozitive për Berat Gjimshitin. Megjithatë, ai është i vetmi në repartin e shpartalluar të italianëve, i cili mund të fajësohet më pak se të tjerët për humbjen e thellë me Liverpulin.

“Më pak i dobëti në mbrojtjen e Atalantës në pjesën e parë. Kërkon të paraprijë dhe shpesh arrin ta bëjë, edhe pse kundërshtari është Salah. Nota 5.5”, shkruante “TuttoAtalanta”, ndërsa shokët e tij të repartit, Toloi dhe Palomino, vlerësoheshin respe- ktivisht me notën 5 dhe 4.

Të njëjtën notë i vendosi edhe “Eurosport”: “Ashtu si Toloi, luan një pjesë të parë të mirë dhe Salah shihet pak. E dyta është një tjetër histori, edhe pse mbetet më i miri në repartin e tij”.

Related posts

DESCHAMPS PUBLIKON LISTËS E FRANCËS/ Ja lojtarët që do mungojnë ndaj Shqipërisë

Delo.autor

TIRANA-SKËNDERBEU/ Merita Halili “ndez” tifozët në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

Afrohet Liga e Kombeve/ “Ikona” CANA jep mesazhin emocionues për SHQIPTARËT

Isa.Autor

Leave a Comment