Basketball

Harden mban Houston në krye të renditjes në Perëndim

Katër ndeshje janë luajtur sot në NBA, ku spikat fitorja 109-93 e Houston ndaj San Antonio, ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, që tashmë komandon edhe renditjen në Konferencën e Perëndimit.

James Harden ishte shënuesi më i mirë për skuadrën teksane, autor i 28 pikëve, ndërsa për Spurs në këtë sfidë mungoi lojtari lider. Fiton edhe Oklahoma, që mundi 106-101 Sacramento, ndeshje ku u dallua Russell Westbrook, që realizoi një tjetër “triple double”, i 20-ti sezonal.

Ylli i ekipit të Thunder e mbylli ndeshjen me 17 pikë, 10 rebaund e 11 asist, ndërsa Anthony e George realizuan nga 21 pikë secili.

Skuadra e Portland, falë 31 pikëve e 10 asist të Lillard dhe 27 pikë e 16 rebaund të Nurkic mundi 115-99 ekipin e Miami, duke korrur suksesin e 42-të sezonal, ndërsa Milëaukee triumfoi 121-103 ndaj Memphis, falë një loje të mirë kolektive. 7 lojtarë të Milwaukee realizuan mbi 10 pikë, me Middleton që ishte shënuesi më i mirë, me 24 pikë.

REZULTATET E SOTME

Houston – San Antonio, 109-93

Memphis – Milwaukee, 103-121

Oklahoma – Sacramento, 106-101

Portland – Miami, 115-99

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Legjenda e NBA do të kujtohet gjithnjë, ja kur do të hyjë në “Hall Of Fame”

Delo.autor

NBA/ Toronto “bie” në shtëpi, DeRozan udhëheq Spurs te suksesi i radhës

Isa.Autor

Real Madrid mposht pa probleme Anadolu Efes, Panathinaikos fiton në shtesë

Q.Autor

Leave a Comment