Futboll Premier League

Hazard mohon largimin: Jam i lumtur te Chelsea, luaj ku ka nevojë trajneri

Eden Hazard shuan spekulimet në lidhje me përkushtimin ndaj Chelseat. 27-vjeçari deklaroi se ai dëshiron thjesht të jetë në fushë, dhe nuk shqetësohet shumë për pozicionin në të cilin përdoret. Hazard është i gatshëm të luajë kudo që e mendon të arsyeshme trajneri i tij Antonio Conte. Hazard është përdorur shpesh këtë sezon si një 9-të false, një rol shumë ndryshe nga ai në krah ku është mësuar të aktivizohet futbollisti belg. Për të shuar zërat se ndihet jo komod në këtë pozicion ka menduar vetë Hazard.

“Unë thjesht dua të jem në fushë, si numër 9 apo numër 10, mund të luaj edhe si mbrojtës në krahun e majtë nëse do trajneri, nuk ka problem. Unë do të jap gjithçka, siç bëj gjithmonë”.

Hazard ndërkohë mbetet gojëkyçur në lidhje me të ardhmen, pavarësisht spekulimeve se mund të largohet nga Stamford Bridge verën e ardhshme për të shkuar te Reali i Madridit.

” Jam i lumtur te Chelsea, po mendoj vetëm për fundin e sezonit dhe Kupën e Botës. Kam edhe dy vjet në kontratë”.

Eden Hazard ka luajtur 41 ndeshje për Blutë e Londrës këtë sezon, gjatë të cilit ka shënuar 15 gola duke dhënë edhe 11 asiste.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E KOEMAN/ Ja çfarë rrezikon Luis Suarez nëse nuk largohet nga “Camp Nou”

Delo.autor

E BUJSHME/ MILANI po TRANSFERON në ekip fituesin e “TOPIT TË ARTË”

Isa.Autor

NGA PARISI TEK EVERTONI/ Shaqiri: Derbi im i parë, çfarë emocioni!

Isa.Autor

Leave a Comment