Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Romën në “Olimpico” dhe nis ndjekjen e Inter në krye

Milani kthehet te loja dhe fitorja… Humbja ndaj Spezias dhe Interit, por edhe paraqitjet e dobëta në Europa League u harruan për një natë.

Stefano Pioli rigjeti ekipin e tij luftarak, që fitoi çdo top dhe që deri në fund shtrëngoi dhëmbët edhe pse me tre dëmtime gjatë ndeshjes si Calhanoglu, Ibrahimovic dhe Rebic.

Dyshja Tomori-Kjaer fantastike, por sidomos Kessie në mesfushë. Në fund, pas suksesit 2-1 në “Olimpico” me golat e Kessie dhe Rebic (në mes goli i bukur i Veretout që barazoi përkohësisht rezultatin) lumturia e drejtorit teknik Paolo Maldini, që po vuante ashtu si e gjithë skuadra.

Pikë të forta këto në Romë për kuqezinjtë, që nuk i ndahen Interin, që megjithatë mbetet +4 pikë në vend të parë.

Related posts

Mohamed Salah, njeriu i rekordeve në Premier League!

Sadik.Autor

REALI NË MAJËN E EUROPËS/ Premio më e madhe në histori, fitime rekord për madrilenët

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City përfiton një penallti, Mahrez nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment