Futboll

Higuain ironizon Real Madridin: Nuk mund të isha në një klub më të mirë se Juventusi

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ishte një ndër protagonistët në “Wembley” në përmbysjen që Juventusi bëri kundër Tottenhamit.

Argjentinasi realizoi dhe dha një asist në fitoren 1-2 të “Zonjës së Vjetër”, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Champions League.
Sulmuesi thotë se Juventusi tani do të luftojë për gjithë trofetë këtë edicion, pasi bardhezinjtë e duan tripletën, që e ëndërrojnë prej kohësh.

“Çfarë bëri Juventusi për t’u rikthyer? Shpirt dhe karakter, por, mbi të gjitha, luajtëm me zemër. Besuam në veten tonë”, tha Higuain për “Marca”.

“Ishim duke humbur, por nuk u dorëzuam. Tashmë jemi gjallë në të tre kompeticionet dhe duam të triumfojmë në të gjitha, ky është Juventusi. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe paraqitjen. Nuk mund të isha në një klub më të mirë se Juventusi”, shtoi mes tjerash Higuain.

Related posts

DERBI I MADRIDIT/ REALI dhe ATLETICO barazojnë: “Colchoneros” rishkruajnë historinë

Isa.Autor

Galatasaray hidhet në merkato, gati oferta për mbrojtësin e Interit

Q.Autor

TRANSFERIMET E BUJSHME TË AJAX-IT/ Shifrat marramendëse: Nga lëvizja e Ibrahimovic deri tek…

Delo.autor

Leave a Comment