Futboll

Roberto nuk e priste këtë mesazh nga Leo Messi

Nga ai që e priste më së paku, Roberto ka marrë mesazh urimi, ndoshta më të mirin, që e shtyn të punojë shumë dhe të shijojë aventurën te Barcelona.

Sergi Roberto ditë më parë rinovoi kontratën me Barcelonën dhe ishte i ftuar në “Rac-1”, për të folur për vitet e kaluara me fanellën e Barcelonës, por edhe për momentin historik, pasi të enjten u bë një vit nga përmbysje më e madhe ndonjëherë në Champions League, Barcelona – PSG, ku golin për 6-1 e realizoi spanjolli në fund të ndeshjes.

Messi e befasoi spanjollin duke e përgëzuar për rinovimin dhe duke i uruar fat në të ardhmen.

“Përshëndetje Sergi, më kujtohet golin kur shënove atë mbrëmje, ishte fantastike për të gjithë. Urime për këtë, urime për rinovimin dhe për të gjitha”, u shpreh Messi.

“Më kujtohet kur nise të luaje si mbrojtës i djathtë dhe të pyeta nëse të pëlqen, bëre një fytyrë sikur ‘shumë’ dhe tani je shndërruar në një ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Vazhdo kështu dhe shijo edhe shumë vite të tjera”, shtoi mes tjerash argjentinasi.

Natyrisht për këtë mesazh të Leos u befasua Roberto.

“Me të vërtet nuk e prisja këtë mesazh nga Leo, jam i lumtur”, tha ai, teksa më pas e falënderoi për gjithçka, duke thënë se ka mësuar shumë nga argjentinasi, ndërsa pavarësisht se ai shënoi golin e fitores, meritat për atë përmbysje historike 6-1 ia adreson të gjitha Lionel Messit.

Related posts

DEKLARATA E CHIELLINIT BËRI BUJË NË ITALI/ “Tuttosport” zbulon si Ronaldo diferencohej nga pjesa tjetër e ekipit

Delo.autor

“JAM BERBER I MIRË, KAM QETHUR VETEN DIKUR”/ Mesfushori Berisha: Zgjedhja e Kosovës më e vështirë dhe më e mira

Delo.autor

Botërori “Rusi 2018″/ Ja si njihen ndryshe 32 skuadrat e këtij kompeticioni

Sadik.Autor

Leave a Comment