Futboll

Fiorentina, fusha stërvitore merr emrin e ish-kapitenit “Davide Astori”

Fiorentina do të quajë fushën stërvitore “Davide Astori”, në nder të ish-kapitenit, i cili u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare në fillim të këtij muaji. Mbrojtësi, i cili luajti 14 ndeshje për kombëtaren e Italisë, vdiq në hotelin ku ishte grumbulluar skuadra përpara ndeshjes kundër Udinese në Serie A, më 4 mars. Shkaku i vdekjes ishte infarkt në zemër.

Image result for davide astori

Drejtuesi i klubit Mario Cognigni deklaroi për shtypi italian se që sot e tutje, ambienti ku Fiorentina stërvitet do të quhet “Centro Sportivo Davide Astori”. Futbollisti, që u rrit te moshat e AC Milan, ka luajtur edhe me Cagliari dhe Roma gjatë karrierës së tij, përpara se të shkonte te Fiorentina, dy vjet më parë. Klubi nga Firence ka tërhequr përgjithmonë fanellën me numrin 13.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Interi gati katër goditje në merkaton e dimrit, ja emrat

Delo.autor

ËSHTË KANDIDAT PËR ÇMIMIN “THE BEST”/ Ronaldo shpallet futbollisti më i mirë në…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Përcaktohen gjysmëfinalet, Teuta sfidon Kukësin, Tirana “peshkon” Bylisin

Delo.autor

Leave a Comment