Futboll La Liga Sport

MODRIC, CR7 DHE MESSI/ “Top i Artë” krijoi shumë dyshime POR U VLERSUAN më të…

Luka Modric fitoi Topin e Artë 2018, duke korrur frytet e një viti fantastik, e pati kulmin e vet me finalen e Kupës së Botës me Kroacinë, që praktikisht mund të quhet kampione bote për atë që ka bërë. Megjithatë, duke u larguar nga romanticizmi dhe duke ngritur pyetjen a ishte mesfushori i Realit më i miri në botë këtë vit, përgjigja është jo, të paktën sipas britanikes The Sun.

RENDITJA E “THE SUN”

10 Eden Hazard (2 vende më poshtë)

9 Raphael Varane (2 vende më poshtë)

8 Antoine Griezmann (5 vende më poshtë)

7 N’Golo Kante (4 vende më lart)

6 Kevin De Bruyne (3 vende më lart)

5 Kylian Mbappe (1 vend më poshtë)

4 Luka Modric (3 vende më poshtë)

3 Mohamed Salah (3 vende më lart)

2 Lionel Messi/Cristiano Ronaldo (3 vende më lart)

1 Lionel Messi/Cristiano Ronaldo (4 vende më lart/1 vend më lart)

Është e lehtë të renditësh Antoine Griezmann shumë lart, sepse fitoi Kupën e Botës dhe Europa League, por Topi i Artë i shkon lojtarit më të mirë në botë, jo lojtarit që luan për skuadrën që ka fituar më shumë trofe. Është një diferencë e vogël, por shumë e rëndësishme.

Mohamed Salah nuk fitoi asnjë trofe këtë vit dhe për pasojë nuk u llogarit asnjëherë si kandidat real për Topin e Artë, por në aspektin personal egjiptiani ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm dhe nuk mund të konsiderohet inferior ndaj Griezmann. Po, disa ndeshje vlejnë më shumë se të tjerat, por Franca e fitoi Kupën e Botës duke luajtur dobët në grup dhe nuk mund të peshojë Kupa e Botës kaq shumë për të vendosur fatet e Topit të Artë.

A mund të thuhet me sinqeritet se këtë vit në botë ka pasur 4 lojtarë më të mirë se Messi?

Numri 10 i Barcelonës dhe Argjentinës është ende brilant, si gjithnjë, por tashmë konsiderohet diçka normale, njerëzit e dinë çfarë do ndodhë dhe vetëm kur Messi ka një ditë të keqe fillon zhurma mediatike.

Këpuca e Artë e Europës, mbi 50 gola të shënuar, lider te Barcelona dhe fitues i dy trofeve në Spanjë, të gjitha këto konsiderohen normale tashmë. Talenti i Messi-t merret si diçka e mirëqenë dhe në mënyrë të pandershme të gjithë fajësojnë atë për dështimin total të Argjentinës në Botëror.

Kur sheh emra si Hugo Lloris në listën e kandidatëve për Topin e Artë, nuk mund të mos mendosh se sa njerëz i shohin vërtet ndeshjet. Pyesni një tifoz të thekur të Tottenham-it, a është Lloris portieri më i mirë në botë? A ka qenë këtë vit në formën e vet më të mirë, apo thjesht ishte në fushë për Francën kampione bote dhe kaq mjafton?

Të gjithë shohin Messin e Ronaldon, çdo javë, por pakkush e sheh Harry Kane çdo ndeshje, pakkush e sheh Griezmann çdo ndeshje. A e arrijnë ata nivelin e Messit në fushë? Nuk bëhet fjalë.

Debati Messi-Ronaldo është pjesë e çdo diskutimi dhe është mëse normale që ata të dy të mos i ndash dot në renditjen e Topit të Artë.

Njerëzit janë lodhur nga dominimi 10-vjeçar i tyre? Dakord, ia japim dikujt tjetër, por a është e drejtë që të ndalet duopoli i tyre vetëm sepse na duhet një fytyrë e re, për të ringjallur entuziazmin e tifozëve?

Messi e Ronaldo po vërtetojnë çdo javë që janë ende dy lojtarët më të mirë në botë, sado e mërzitshme të jetë për disa njerëz. E mërzitshme, vërtet, por janë ende më të mirët.

Related posts

“DRIDHET”MILANI/ Kampionëve të Italisë u dëmtohen tre titullarët e padiskutueshëm

F.autor

SHIFRA “STRATOSFERIKE”/ Juventusi i kalon 1 miliard euro

Delo.autor

Nis sfida miqësore në “Elbasan Arena”, Shqipëria e Panucci-t kundër Norvegjisë

Sadik.Autor

Leave a Comment