Bundesliga Futboll

Hoffenhaimi ‘shkatërron’ Kolnin, fitojnë Schalke e Leipzig

 

Schalke 04 vijon serinë e rezultateve pozitive, teksa sot ka marër një fitore 2-0 ndaj Freiburgut, në ‘Gelsenkirshen’. Blutë nuk diskutuan për asnjë moment fitoren, po golat i gjetën vetëm në 45-minutëshin e dytë, ndërsa miqtë e mbyllën takimin me një lojtar më pak.

Fitore mjaft të thellë mori Hoffenhaimi, që shkatërroi 6-0 Kolnion, ndërsa Bayer Leverkusen nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në shtëpi, ndaj Augsburgut.

Leipzigu triumfoi 2-3 në transfertën ndaj Hanoverit dhe u rikthye në garë për një vend në Champions ,duke parakaluar në renditje pikërisht Leverkusenin.

Hamburgu nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Stutgartit, duke komplikuar edhe më tej pozitat për qëndrimin në Bundesligë, pasi vijon të mbetet në vendin e fundit.

Related posts

MBI TË ARDHMEN E TALENTIT NORVEGJEZ/ Drejtori i Dortmund: Haaland do të transferohet te…

Delo.autor

YLLI SON FITOI ÇMIMIN “PUSKAS”/ Por shikoni golat më të bukur të vitit 2020 (VIDEO)

Delo.autor

Diego Costa te Napoli? Kjo video e Ancelotti-t me lojtarin po çmend tifozët

Sadik.Autor

Leave a Comment