Boks

Mike Tyson rikthehet në ring, por në atë të WWE-së

Mike Tyson mbetet një luftëtar edhe pse tashmë është 52 vjeç. Ish-boksieri amerikan, ish-kampion bote në peshat e rënda, ka vendosur të rikthehet në ring, por jo në atë të boksit, në atë të “world wrestling entertainment” (WWE). Tyson është gati të rikthehet protagonist në një sport të ri, në një event të WWE-së, 20 vjet pas debutimit në “wrestlemania 14”.

“Majku i hekurt” në vitin 1998 mori pjesë në një event të këtij sporti “showcase of the immortals”, në një duel që u zhvillua asokohe mes Stone Cold, Steve Austrin dhe Shawn Michaels. Falë pjesëmarrjes së Mike Tyson, ai event pati shumë sukses, ndaj dhe ish-boksieri është gati të rikthehet në WWE. “Jam gjithnjë gati për t’u rikthyer, pasi e adhuroj këtë sport, më pëlqen shumë”, tha Tyson.

Related posts

Wladimir Klitschko, flet me fjalë të mëdha për boksierin nga Deçani Toni Kraft

Sadik.Autor

Wilder: Qëndroj gjithnjë larg talesheve, por ato vijnë tek unë

Isa.Autor

TRIUMFON PAS REVANSHIT/ Ferit Keta i rrëmben gjerdanin turkut Karakus

Isa.Autor

Leave a Comment