Futboll

Humb Atletico Madridit, Barcelona gjithnjë e më afër titullit

Atletico Madridit është mposhtur 2-1 nga Villarreali, duke mbetur 11 pikë prapa Barcelonës.

Barcelona i është afruar edhe më shumë titullit pas dështimit të Atletico Madridit, që humbi 2-1 në udhëtim te Villarreali.

Atletico ishte duke fituar 1-0 deri 10 minuta para fundit të takimit me golin e Antoine Griezmann, por lëshuan tri pikë nga duart duke pranuar dy gola të shpejtë nga i njëjti futbollist. Enes Unal shënoi për 1-1 në minutën e 82’të dhe për 2-1 në minutën e 90’të, për t’ia shkaktuar vetëm humbjen e tretë këtë edicion ekipit të Simeones.

Kjo humbje shkon në favor të Barcelonës që tani është 11 pikë para dhe shumë afër që matematikisht ta rrëmbejë trofeun në Spanjë.

Related posts

“EKSIZTON NJË MUNDËSI”/ Agjenti Raiola ndez ëndrrat e tifozëve të Juventus

Delo.autor

Skënderbeut i mjaftojnë vetëm 30 sekonda, Soue ndëshkon Flamurtarin (VIDEO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ UEFA hedh poshtë “thashethemet”: Merr vendimin për sistemin VAR në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment