Futboll

Luiz Gustavo, ekziston mundësia e madhe që Neymari të braktisë Parisin në verë

Thashethemet për të ardhmen e Neymarit në Paris Saint-Germain vazhdojnë të qarkullojnë.

Atyre i është bashkuar edhe mesfushori brazilian i Marseille, Luiz Gustavo, i cili ka thënë se ekziston mundësia e madhe që shoku i tij ta braktisë Parisin në verë, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Pronari i PSG-së, Al-Khelaifi, udhëtoi javën e kaluar në Brazil për ta bindur Neymarin se Parisi është vendi i duhur për të dhe thuhet se vizita e tij atje ka qenë e suksesshme.

Në të njëjtën kohë, Real Madridi besohet se është duke kërkuar ta transferojë atë, me Zinedine Zidane që e ka pranuar dje në konferencë për media se Neymari do t’i përshtatej skuadrës së tij.

“Ne të gjithë e dimë se një lojtar i nivelit të tij ka shanse të mëdha për të kaluar te ndonjë klub tjetër”, ka thënë Gustavo.

 

 

Related posts

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Bomberi Cikalleshi dhuron asist dhe shënon gol në kampionat në 6 minuta (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-BURNLEY/ Burnley dyfishon shifrat, shënon Chris Wood

Delo.autor

“MENDOVA SE…”/ Guardiola tregon ‘takimin” e parë me Messi-n: I vogël dhe i turpshëm…

F.autor

Leave a Comment