Moto GP

Marc Marquez i shpall luftë të gjithëve

Marc Marquez e ka hedhur pas krahëve humbjen e vendit të parë në garën e parë të sezonit, Katar, të cilën e humbi në xhiron e fundit kundër Dovizioso.

Një situatë e përsëritur kjo pas dueleve në vitin 2017, por që gjithsesi piloti katalanas nuk e dramatizon situatën, i sigurt se së shpejti do të hakmerret, ashtu siç shprehet për mediat gjermane: “Ishte si një deja-vu. Por nga ana tjetër e humba atë duel në xhiron e fundit, në pista që janë ndër me të vështirat për ne. Red Bull Ring, Motegi dhe në Katar.

Në pistat e tjera diçka e tillë nuk duhet të ndodhë më. Aty mu desh ta pranoja pasi isha në limitet e mia, e provova deri në fund.”

 Përsa i përket objektivave sezonal, Marquez nuk ka dyshime dhe mendon se mund të luftojë deri në fund për t’u konfirmuar kampion botë: “Nuk ka rëndësi kundër kujt, di vetëm që duhet të luftoj për titullin. Ky është objektivi im.

Nuk më interesojnë emrat. Dovizioso ka qenë kundërshtari im më i fortë vitin e kaluar dhe këtë sezon e ka nisur shumë mirë. Por shumë pilotë mund të jenë të shpejtë në këtë sezon. Flitet për shumë emra, por në fund gjithmonë janë të njëjtët ata që mbeten në garën për titull. Rossi, Vinales e Pedrosa janë sigurisht. Ishte vetëm gara e parë. Duhet të presim gjithçka”.

Related posts

MOTO GP/ E ardhmja në bilemë, kampioni i botës teste të reja për shikimin për Krishtlindje

Delo.autor

MotoGP/ Ducati duhet të mendojë për të ardhmen, piloti drejt largimit

Sadik.Autor

HISTORIKE/ Nga një spanjoll tek një tjetër, Joan Mir shpallet kampion bote në Moto GP

Delo.autor

Leave a Comment