Futboll Seria A

Icardi tregon afeksionin me zonën dhe ëndrrat e parealizuara

Kapiteni i Interit Mauro Icardi arriti javën e kaluar shifrën e 100 golave me zikaltrit, ndër të cilët 96 janë shënuar nga brenda zonës.

Sulmuesi argjentinas tregoi afeksionin që ka me zonën e rreptësisë, duke thënë se në atë pjesë të fushës ndihet si në shtëpinë e tij.

“Jam sulmues dhe detyra ime është të shënoj sa më shumë. Për ta bërë këtë, duhet të jem në zonën e rreptësisë dhe është pikërisht ajo pjesë e fushës, ku unë ndihem si në shtëpinë time”, u shpreh kapiteni i Interit.

Icardi ende nuk ka luajtur në ndonjë turne të rëndësishëm ndërkombëtar, ndërsa tregon se ëndërron të shënojë në finalet e Botërorit apo të Champions Leagues.

“Ëndrra ime është që të shënoj në një finale Championsi, ose Botërori. Nuk e kam obsesion, pasi kam ende edhe shumë kohë për ta realizuar këtë. Edhe nëse nuk ia dal këtë sezon, apo tjetrin, besoj se kam ende rreth 10 vite karrierë”, deklaroi Icardi.

Related posts

BEFASUESE/ BARÇA ndërron “timonier”, tekniku i madh gati të drejtojë katalanasit

Isa.Autor

“ÇUAM NJË LETËR TEK FIFA, POR…”/ Babai shpjegon pse Granit Xhaka nuk mundi të luajë për Shqipërinë

Delo.autor

“E KENI NDERUAR FANELLËN”/ Lojtarët e “Kuqezinjve” marrin mesazhin e veçantë para ndeshjes ndaj Juventus

Delo.autor

Leave a Comment