Futboll

Icardi: Unë vlej më shumë se 110 mln euro, por Inter është i qetë pasi e di dëshirën time

Veç kënaqësisë për thyerjen e murit të 100 golave në Serie A, duke u bërë futbollisti i gjashtë më i ri që arrin këtë shifër jubilare, për Mauro Icardi është edhe koha për të reflektuar. Me një vështirim nga e kaluara dhe një tjetër nga e ardhmja, Maurito betohet se do të qëndrojë me ngjyrat zikaltër. “Të shënosh është shumë e rëndësishme, por misioni dhe krenaria ime është që jam kapiten i Inter. Jam tifoz i kësaj skuadre që kur isha fëmijë dhe dua të fitojë me këtë fanellë,” – deklaroi Icardi, duke larguar çdo thashetheme nga merkato.

“Kam personalitetin për të qenë kapiten i Inter dhe jam krenar për këtë. Mbi të gjitha jam interist dhe ndihem i tillë,” – shtoi qendërsulmuesi me krenari. Për dashurinë karshi fanellës, ai është i gatshëm të sakrifikojë në fushën e lojës: “Për mua është shumë e rëndësishme të shënoi gola, por jam gati të pranoj në çdo fillim ndeshje fitoren e skuadrës. Pra nëse do të ndërroja fitoren me golat e mi, do ta bëja me kënaqësi.”

Më pas, argjentinasi shton: “Që kur isha i vogël i shihja ndeshjet e Inter si tifoz. Kur isha fëmijë dhe luaja me “play stacion” gjithmonë merrja ekipin e Inter. Luaja kundër shokut tim më të mirë dhe unë zgjidhja Inter sepse kishte si qendërsulmues Adrianon, i cili më pëlqente jashtëzakonisht shumë. Të gjithë e dinë që zikaltërit kanë qenë skuadra ime e zemrës. Shpresoj të bëj një rrugë të gjatë me këtë ekip. Kur të jem 40 vjeç do ta kem mbyllur karrierën.”

“Nuk jam si Totti, – vazhdoi 25-vjeçari. – Në moshën 40 vjeç nuk do të jem më në botën e futbollit. Mua më pëlqen të luajë, por jo të jem trajner ose drejtues. Janë role që nuk më pëlqejnë. Mendoj se kur të tërhiqem nga futbolli do të jem një baba me kohë të plotë, do të qëndroj në shtëpi me familjen time.” Në momentin që i kërkohet një vlerë monetare, qendërsulmuesi i ka idetë e qartë: “Kam dëgjuar se unë kushtoj 110 milionë euro. Me merkaton e ditëve tona vlej më shumë se kaq. Por në klub e dinë atë që dua unë dhe janë të qetë për të ardhmen.”/ telesport

Related posts

TIRANA-LAÇI/ Spektakël në “Air Albania”, ja momenti kur Sherri i mohon golin “bardhebluve” (VIDEO)

Delo.autor

“FORCA MË E MADHE”/ Futbollisti i njohur BRAKTIS stërvitjen dhe merr PJESË në protestën e studentëve (VIDEO)

Isa.Autor

SKANDAL/ Momente tensioni në Kategorinë e Parë, për një penallti pushtohet fusha (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment