Futboll

Barcelona drejt thyerjes se rekordit të Arsenalit, nëse fiton La Ligan pa humbje

Barcelona ka shansin për ta fituar e pamposhtur La Ligan spanjolle. Klubi blaugrana, kryeson si lider absolut i La Ligas, me 23 fitore dhe asnjë humbje.

23 fitore, 6 barazime dhe zero humbje, është bilanci në sezonin aktual në ligë i Barcelonës.

Ekipi i udhëhequr nga Ernesto Valverde, është përmirësuar dukshëm në aspektin defanziv, duke mos pësuar asnjë humbje deri tani në edicionin 2017/18.

Katalanasit e fituan bindshëm ‘El Clasicon’ e parë të sezonit të luajtur në “Santiago Bernabeu”, duke mos u ndalur as nga kampioni aktual i Spanjës, Real Madridi.

Barcelona me Messin aktualisht udhëheqin si lider me 11 pikë më shumë se Atletico i vendit të dytë, derisa tani ka gjasat reale që ta kryejë ligën pa asnjë humbje të vetme.

Por, sa herë ka ndodhur që një skuadër ta fitojë La Ligan e pamposhtur?

Kjo kishte ndodhur në La Liga në sezonin 1929/30, kur Athletic Bilbao ishte shpallur kampion, derisa në vitet e fundit kishte ndodhur në Premier Ligë, ku Arsenali u shpall kampion në sezonin 2003/04.

Blaugranët kanë nëntë ndeshje të mbetura, derisa kanë edhe një ndeshje të El Clasicos për ta luajtur deri në fund të sezonit.

Related posts

Arsenal – Manchester City, gati për finalen e madhe

Q.Autor

ÇUDITË NUK NDALEN NË KUPËN E AFRIKËS/ Kombëtarja do të luaj përballë Kamerunit pa… portierë

Delo.autor

MURINJO NUK I PËRMBAN EMOCIONET/ Shpërthen në lot pas arritjes në finalen e Tiranës

F.autor

Leave a Comment