Futboll

Ilir Daja: Rivalët që shohin ëndrra me Champions u them që të… zgjohen

Ilir Daja duket se në këto ditë pushimi për shkak të grumbullimit të ekipit kombëtar ka gjetur kohën për një intervistë ndryshe. Numri një i pankinës korçare tregon pa dorashka në 360 gradë karrierën e tij si trajner, anët e vështira të një profesionisti rekordmen si i vetmi që ka kaluar katër ture eliminatore në Europë, por edhe anët e forta dhe të dobëta gjatë karrierës së tij.

Në rrëfimin për “Panorama Sport”, Daja tregon kë bezdis më shumë gjatë një ndeshjeje, por edhe “rebelët” që i është dashur t’i zbusë.

 

Cili është futbollisti që i flisni apo i bërtisni më shumë në një ndeshje?
Nuk dua të ndaj askënd pasi në momentet kur doza emocionale është e lartë, mund të jenë të gjithë ata që provojnë të bërtiturat. Por meqenëse po më kërkoni ndonjë emër nganjëherë e pëson Vangjeli, por edhe Lilaj dhe Osmani. Megjithëse, Micit i bie më shumë në qafë pasi është afër meje dhe duhet të më durojë gjatë gjithë kohës. Megjithatë, Mici është një lojtar i mirë dhe një djalë i mrekullueshëm. E njëjta gjë vlen edhe për Gavazajn.

Kush është kundërshtari më i vështirë me të cilin jeni përballur?
Kanë qenë disa gjatë karrierës sime si trajner. Do të veçoja që nga koha e Elbasanit ishin ekipe të tilla, si Tirana dhe Partizani. Më pas, në kohën kur drejtoja Dinamon në ndeshjen finale të vitit 2008 me Partizanin. Takimin e titullit kur për 40 minuta luajtëm me 9 lojtarë. Derbet me Partizanin kur drejtoja Tiranën kanë qenë po aq të bukur. Ndërsa me Skënderbeun do të veçoja ndeshjen kundër Dinamos së Zagrebit, në atë takim ku do të ishim në grupet e Europa Ligës apo jo?

Çfarë do u thoshe ekipeve në Shqipëri që shohin ëndrra me Champions-in këtë sezon?
Do u thosha që janë ëndrra të gjumit të mëngjesit, ëndrra që nuk dalin asnjëherë.

Related posts

Nuk i pagoi 100 milionët Muzakës, Tiranës i hiqen 3 pikë nga klasifikimi

Sadik.Autor

REZULTAT ZHGËNJYES/ Barcelona ndalet në frymën e fundit, Cadiz i prish festën Messi-t

Delo.autor

TËRMET TEK INTERI/ PERISIC duket i bindur që do LARGOHET, zbuloni klubin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment