Futboll Premier League

Ince: Salah duhet të refuzojë Realin dhe Barçën! Vetëm një budalla mund të…

Ince e ka këshilluar Salahun të mos shkojë hapave të Coutinhos e Suarezit.
Mohamed Salah duhet të refuzojë interesimin nga Real Madridi dhe Barcelona për të qëndruar në Liverpool dhe të tentojë të fitojë Ligën e Kampionëve, thotë ish mesfushori i “Të Kuqve”, Paul Ince.

“Mohamed Salah do të bëhej ‘budalla’ nëse largohet tani nga Liverpooli. Gjendet në një vend perfekt për të”, u shpreh ai.

“Është e vështirë të injorosh Real Madridin ose Barcelonën – e pamë Philippe Coutinhon dhe Luis Suarezin. Por, mendoj se Salah duhet të ngulë këmbë”.

“Nëse ai qëndron dhe vazhdon të përmirësohet, ashtu si e gjithë skuadra që nga viti në vit po bëhet më e mirë, atëherë Salah mund ta shoh vetën duke e fituar Ligën e Kampionëve me skuadrën ku do të ishte ylli kryesor”, theksoi mes tjerash Ince.

Related posts

RUSI 2018/ Shorti i hekurt, yjet ndeshen me njeri-tjetrin në…

Sadik.Autor

JANË PËR TITULL/ Me Vidal dhe Nainggolan, fomacioni i Interit do të ishte kështu (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULON SKUADRËN E TIJ TË ZEMRËS/ Romagnoli: Do të jap gjithçka për Milan, por jam tifoz me…

Delo.autor

Leave a Comment