Futboll Seria A Sport

PREMTIMI I MATUIDI/ Fitoi BOTËRORIN dhe do udhëtojë nga Parisi në Torino me biçikletë

“Unë gjithmonë do të jem një kampion botëror dhe kjo është një krenari e madhe. Por tani një sezon i madh më pret te Juventusi, aty ku Cristiano Ronaldo sapo ka ardhur për të na ndihmuar të fitojmë tituj”. Kështu tha Blaise Matuidi për mikrofonin e “Premium Sport HD”, pak ditë pas kthimit të tij në Torino.

Mesfushori francez do të bashkohet me grupin e Massimiliano Allegrit nesër. Dhe, sa më shpejt të jetë e mundur, ai do të duhet të gjejë kohën për të përmbushur premtimin e bërë para Botërorit të Rusisë, se në rast të fitores së titullit të madh, sikurse bëri Franca e tij, do të ngasë një biçikletë nga Parisi në Torino. Lidhur me këtë, Matuidi tha: “Është një premtim i imi, por do të jetë e nevojshme të gjejmë kohën, sepse nuk do të jetë e lehtë”.

Related posts

PËRFORCIMET E RADHËS TEK “TË KUQTË”/ Liverpooli fillon me blerjet e talenteve

Delo.autor

SFIDA E PARË HISTORIKE PAS KUALIFIKIMIT/ Vllaznia e pëson nga një penallti në Champions League për femra

Delo.autor

Bëri histori me Rusinë, trajneri merr “bekimin” nga Federata Ruse (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment