Futboll Ligue 1

Paris SG-Marseille/ Njihuni me derbin më të luftuar në Francë (FOTO)

Paris Saint-Germain kundër Marseille është ndeshja më e ashpër dhe e dhunshme, brenda dhe jashtë fushës së lojës, në kalendarin e futbollit francez. Nuk konsiderohet nga tifozët vetëm si përballja e veriut me jugun, por një duel mes elitës së kryeqytetit francez dhe klasës punëtore në qytetin port. Këto skuadra kanë dy tifozeritë më të mëdha në Francë, shumë besnike dhe fantatike. Fatkeqësisht përplasjet mes tyre janë të shpeshta, thuajse të pashmangshme. Këtë herë këto dy ekipe do të përballen dy herë me njëra-tjetrën në harkun e tre ditëve. Ndeshja e parë do të jetë sonte në “Parc des Princes” për Ligue 1, ndërsa të mërkurën do të luajnë për çerekfinalen e Kupës së Francës.

Neymar and PSG face fierce rivals Marseille in the league and cup in their next two games

They are the best supported teams in France and their fans produce a superb atmosphere

Unfortunately, they also regularly clash before the two teams take to the pitch to play

Përballja e dytë i jep një mundësi të mirë skuadrës së Marsielle për të njollosur disi sezonin e PSG. Parisi kryeson bindshëm kampionatin, por Neymar dhe shokët e tij jashtë shumë pranë nga eliminimi në Champions League, prej Real Madrid. Një dështim tjetër në Kupën e Francës do të ishte deri diku i patolerueshëm për pronarët e klubit nga Katari, sepse nuk ka dyshimi që nuk duheshin blerë Neymar dhe Mbappe për 400 milionë euro, vetëm për të fituar kampionatin.

Their rivalry heightened in 1986 when Gerard Houllier (right) won PSG's first league title

Për gjithë ashpërsinë që paraqet kjo ndeshje, rivalitetit mes këtyre klubeve është relativisht i ri, nisur në vitin 1986 kur Gerard Houllier udhëhoqi PSG drejt titullit të parë në Ligue 1, 16 vjet pas themelimit të kësaj skuadre. Në të njëjtin vit, Bernard Tapie, një politikan socialist, u zgjodh presidenti i Marseille dhe vuri si objektiv përmbysjen e situatën. Chris Waddle, i cili luajti për Marseille nga viti 1989 deri në vitin 1982, ka treguar sa Tapie përçonte PSG. “Kur ai u fut në dhomë të gjithë heshtën. Ai ishte një lider, një kokë shteti dhe ne të gjithë donim të dëgjonim çdo fjalë të dilte nga goja e tij. E çuditshmja është se Bernard ishte parisien, por ai nuk donte asgjë më shumë se të fitonim në Paris dhe të mposhtnim gjithmonë PSG. Këtë na e bërë të qartë të gjithëve.”

When Bernard Tapie (left) became Marseille president, they enjoyed unprecedented success 

Pasi fitoi pesë tituj kampion radhazi në Francë, duke nisur nga viti 1989, Marseille fitoi edhe Champions League në vitin 1993, duke mposhtur AC Milan në finalen e luajtur në Mynih, me një skuadër ku bënin pjesë Fabian Barthez, Marcel Desailly, Rudi Voller dhe Didier Deschamps. Një nga ekipet më të mira që ka parë ndonjëherë futbolli francez. Por perandoria e tyre ra në vitin 1994, kur Tapie u shpall fajtor për trukim rezultesh. Olympique ra në kategorinë e dytë dhe e humbi në tavolinë titullin e vitit 1993. Ata u rikthyen në Ligue 1 vetëm në vitin 1996 dhe kjo i dha mundësinë PSG të fitonte.

Klubi parisien u ble nga rrjeti televiziv “Canal +” në vitin 1994 dhe fitoi kampionatin, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës në vitin 1995. Kur Marsielle u rikthye në elitë nuk arriti të përsërisë suksesin e fillim viteve ’90, edhe pse kishte në ekip emra të tillë si Laurent Blanc, Robert Pires dhe Christophe Dugarry. Ndërkohë, jashtë fushe përplasjet mes tifozerive u bënë gjithnjë e më të ashpra

Në vitin 1995, kur Marseille ishte ende në Ligue 2, shorti e vuri përballë PSG në Kupën e Francës. Prag ndeshja solli një përplasje që nuk është parë kurrë në Francë me 146 tifozë të arrestuar dhe 9 policë të plagosur. Në vitin 2000, një tifoz i Marseille mbeti i paralizuar pasi u godit nga një stol i hedhur nga pjesa e tifozëve të PSG. Në vitin 2010, një tifoz i PSG humbi jetën gjatë përplasjeve mes tifozerive në një ditë që e shtyu portierin Gregory Coupet të thoshte se nuk do t’i çonte kurrë fëmijët e tij në stadium për të parë një ndeshje mes këtyre dy ekipeve. “Eshtë diçka që reflektohet në shoqërinë tonë, – tha Coupet në lidhje me dhunën. – Njerëzit kanë gjithnjë e më pak frikë dhe respekt për policinë dhe kjo krijon revoltë. Sporti nuk ka të bëj me këtë aspekt. Futbolli është një sport popullor. Të dielën, kur po largohesha nga stadiumi, i pashë përleshjet mes tifozerive. Ishte shumë shqetësuese, vendosa që fëmijët e mi nuk do të shkojnë më në “Parc des Princes”.”

As well as securing five straight league titles, Marseille won the Champions League in 1993 

Në vitet e fundit, “Le Classique” është zëvendësuar disi me “Le Clashique”, që quhet sfida mes PSG dhe Monaco, që ka arritur disi të rivalizojë paràtë e PSG. Por tani është ngjallur sërish edhe Marseille, që kur klubi u ble nga amerikani Frank McCourt, në tetor 2016. Ka disa futbollistë që nga Premier League shkuan në jug të Francës në urdhrat e Rudi Garcia, si Jordan Amavi, Kostas Mitroglu, Clinton N’Jie, Florin Thauvin dhe sigurisht Dimitri Payet.

Now, PSG are by far the dominant force in French football but want to push on in Europe

Florin Thauvin - once of Newcastle - has been a key man for Marseille in their revival

Gjithsesi, PSG duket e pandalshme. Kjo skuadër përforcohet vit pas viti në Francë dhe kalimi i Kylian Mbappe nga Monaco në kryeqytet, gjatë verës së kaluar, tregon për muskujt financiar të kësaj skuadre. Marseille shkon në sfidën e sotme në Ligue 1 si vendi i tretë, një pikë pas Monaco të vendit të dytë. Në përballjen e fazës së parë në tetor, ndeshja mbaroi 2-2. Një gol me goditje dënimi nga Edinson Cavani, në minutën e 93-të, shpëtoi nga humbja PSG. Por trajtimi që Marseille i bëri Neymar është për t’u mbajtur mend. Atij i lëshoheshin një mal me objekte, sa herë që shkonte të ekzekutonte kornet, duke e detyruar policinë të bënte një mburojë njerëzore për të shpëtuar brazilianin.

Neymar was sent off in the 2-2 draw between the two sides last October in Ligue 1

For Marseille, the two upcoming matches are a platform to demonstrate their resurgence

Në minutën e 87-të, ai u ndëshkuar me karton të kuq, si pasojë e kartonit të dytë të verdhë të marrë në harkun e dy minutave. Pas një faulli nga prapa ndaj Morgan Sanson, sulmuesi braziliani reagoi ashpër ndaj Lucas Ocampos, kur ky i fundit e tërhoqi nga fanella. Kjo ishte hera e parë që Neymar ndëshkohej me karton të kuq në karrierën e tij, pavarësisht se ka luajtur në disa nga ndeshjet me rivalitetin më të lartë në historinë e futbollit si Real-Barcelona dhe Brazil-Argjentinë. Ai do të ketë dy ndeshje në harkun e katër ditëve për autokritikën, por duke konsideruar historinë mes dy kluve, pikërisht përballja me Marseille është prova e tij në sezonin e tij të parë në Francë.

Related posts

Aksionet e Tiranës, presidenti Halili: Kush i do, mund të blejë ato të…

Sadik.Autor

KUPA E AFRIKËS/ Bien kampionët në fuqi, Kessie eliminon shokun e skuadrës

Delo.autor

Mourinho do 160 milionë euro për Paul Pogba

Sadik.Autor

Leave a Comment