Futboll

Inter, Milan dhe Roma në garë për shërbimet e yllit të Real Madrid

Mateo Kovacic ka një reputacion të shkëlqyer në Itali dhe, megjithëse aktualisht po shijon një formë të mirë te Real Madrid, klube të interesuara nga jashtë Spanjës vazhdojnë të trokasin në derën e klubit.

Inter, aty ku Kovacic shpenzoi dy sezone e gjysmë përpara se t’i bashkohej Real-it në 2015, ka dërguar skautë në Parc des Princes për të parë mesfushorin kroat në fitoren ndaj PSG të martën, ndërsa Roma dhe Milan gjithashtu po e monitorojnë situatën e tij.

Dhe media italiane nuk e humbi rastin për të pyetur Kovacic mbi një rikthim të mundshëm në Serie A këtë mesjavë, me kroatin që është shprehur për Premium Sport: “Nuk e di, është e vështirë të flasim për këto gjëra tani. Por e kam dashur Italinë dhe Milanon. Pra nuk i dihet.

“Ka qenë një periudhë e vështirë në stol, por jam gati për çdo ndeshje. Sot luajta dhe fituam.

“Bëmë një paraqitje të mirë. Jemi një ekip ndryshe në Champions League. Ronaldo është i pabesueshëm. Nëse i jep një mundësi, e dërgon topin në rrjetë.”

Related posts

KËRKOHEJ NGA “KUQEZINJTË” DHE ROMA/ Merr fund “telenovela”, mesfushori Veretout zbarkon tek…

Delo.autor

NUK RESHT SË BEFASUARI ME POZAT/ Wanda Nara nxit fantazinë e fansave, ekspozon të pasmet në Maldive (FOTO)

Delo.autor

MERRET VENDIMI/ Shtyhet ndeshja e Superiores

F.autor

Leave a Comment